Home / Lajme / Maqedoni / Tre shtetase shqiptare u lënduan në një aksident trafiku në autostradën Shkup-Tetovë

Tre shtetase shqiptare u lënduan në një aksident trafiku në autostradën Shkup-Tetovë

24 gusht-
Siç njofton zëdhënësi i SPB Tetovë Marijan Josifovski, automjet i tipit “Audi A4” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga 25-vjeçari A.B nga Çegrani, përnjëherë e ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga, është përplasur në gardhin për mbrojtje dhe është përmbysur.

Tre shtetase të Republikës së Shqipërisë janë lënduar në një aksident trafiku që sot në mëngjes ndodhi në autostradën Shkup – Tetovë.

Siç njofton zëdhënësi i SPB Tetovë Marijan Josifovski, automjet i tipit “Audi A4” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga 25-vjeçari A.B nga Çegrani, përnjëherë e ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga, është përplasur në gardhin për mbrojtje dhe është përmbysur.

“Gjatë daljes nga rruga, lëndime kanë marrë edhe bashkëudhëtaret L.SH (39) A.J (16) dhe E.J (10) nga Republika e Shqipërisë, ndërsa më rëndë ka kaluar 10 vjeçarja E.J e cila ka përfunduar me thyerje në dorë. Të tre udhëtaret menjëherë janë transferuara në Qendrën klinike në Tetovë dhe pas ndihmës së dhënë janë lëshuar për mjekim në shtëpi”, tha Josifovski.

Policia ka kryer hetim dhe punon në konfirmimin e shkaqeve për aksidentin

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *