Home / Lajme / Maqedoni / U krijua bazë juridike për fluturime direkte midis Maqedonisë dhe SHBA-së

U krijua bazë juridike për fluturime direkte midis Maqedonisë dhe SHBA-së

23 gusht-Sipas Rikerit, me marrëveshjen për qiell të hapur shmangen të gjitha pengesat administrative për vendosjen e avio lidhjeve midis Maqedonisë dhe SHBA-së. Se kur kompanitë do të vendosin që të kenë linja direkte me marrëveshjen, siç theksoi, kjo mund të bëhet shumë lehtë.

Kornizë juridike për vendosjen e avio-linjave të rregullta dhe çarter midis Maqedonisë dhe SHBA-së mundëson Marrëveshja për qarkullim ajror midis dy vendeve që u nënshkrua sot në Shkup nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe zëvendës ndihmësi i sekretares amerikane të shtetit, Filip Riker.

Me nënshkrimin e marrëveshjes sipas Janakievskit krijohen kushte që të fillohet me lobimin te aviokomanitë që do të paraqesin interes të qarkullojnë në relacionet midis Maqedonisë dhe SHBA-së.

“Që nesër do të fillojmë me procesin e lobimit dhe animimit të aviokompanive që t’ia themi këtë mundësi dhe të gjitha favorizimet që i ofrojnë para së gjithash aeroportet e Maqedonisë. Presim që të ketë interes, por megjithatë kjo varet nga logjika e biznesit dhe aspekti komercialist për vendosjen e fluturimeve”, tha Janakieski pas nënshkrimit të Marrëveshjes.

Me dokumentin, sqaroi, hapen mundësi për zgjerimin e tregut ajror të Maqedonisë që është favorizues nga pikëpamja ekonomike, do të avancohen marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve dhe do të krijohen mundësi më të mëdha për shërbime më të mira për udhëtarët.

Riker nga ana e tij theksoi se politika amerikane ndërkombëtare bazohet në konkurrecën e tregut, ndërsa marrëveshja nënkupton besim për Maqedoninë.

Sipas Rikerit, me marrëveshjen për qiell të hapur shmangen të gjitha pengesat administrative për vendosjen e avio lidhjeve midis Maqedonisë dhe SHBA-së. Se kur kompanitë do të vendosin që të kenë linja direkte me marrëveshjen, siç theksoi, kjo mund të bëhet shumë lehtë.

Një aviotransport efektiv, tha Riker, është parakusht për zhvillimin e sektorit induastrial, financiar dhe turistik. Aviolidhjet ndërkombëtare janë kryesore për transportin edhe të ushtarëve edhe të mallrave. Vlerësohet se me rrugë ajrore zhvillohen 40 për qind nga tregtia botërore. Për shkak të kësaj rekomandimi është shumë i qartë, çdo vend duhet që të krijojë avio-lidhje që të mund të tregëtojë, theksoi Riker, duke cituar se Maqedonia bëhet një nga 90-të partneret e SHBA-së në qiell të hapur.

Nënshkrimi i Marrëveshjes për qarkullim ajror midis Maqedonisë dhe SHBA-së pason pas parafirimit të tekstit të marrëveshjes për qiell të hapur në qarkullimin ajror dhe memorandumit për implementimin e dokumentit në bazë reciproke në korrik të vitit të kaluar.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *