Home / Sport / UEFA pezullon dy maqedonas për doping

UEFA pezullon dy maqedonas për doping

Skuadra e Rabotniçkit është pezulluar një vit nga pjesëmarrja në Kupat e Evropës, ndonëse sanksioni është i “ngrirë” për një periudhë prove prej katër vitesh.

UEFA ka vendosur të pezullojë për një vit dy futbollistë të skuadrës së Rabotniçkit, të cilët kanë rezultuar pozitiv pas një testi antidoping. Milovan Petroviç dhe Dino Najdoski rezultuan pozitiv pas ndeshjes së Europa League që kjo skuadër luajti ndaj Lacios në gushtin e vitit 2011.
Substanca e përfshirë nuk u bë e ditur, por sipas asaj që raportojnë mediat maqedonase, bëhet fjalë për simulantin methylhexaneamine.
Me sa duket, klubi në fjalë ka patur plotësisht dijeni mbi çështjen dhe përdorimin e këtyre substancave, pasi dënimet e UEFA-s nuk janë kufizuar vetëm me lojtarët.
Fizioterapisti dhe doktori i klubit janë pezulluar respektivisht për 3 dhe 2 vite nga aktivitetet futbollistike, ndërsa do t’i kërkohet FIFA-s që ky pezullim të jetë botëror, në mënyrë që këta persona të mos mund të aktivizohen në skuadra të tjera jashtë Evropës.
Gjithashtu, skuadra e Rabotniçkit është pezulluar një vit nga pjesëmarrja në Kupat e Evropës, ndonëse sanksioni është i “ngrirë” për një periudhë prove prej katër vitesh.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *