Home / Lajme / Rajon / ”Unaza” identifikon 22 viktima të trafikimit

”Unaza” identifikon 22 viktima të trafikimit

7 gusht-“Falsifikimit të dokumenteve” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Hetimi në lidhje me këtë rast ka filluar rreth një vit më parë dhe këto hetime janë kryer me autorizim dhe nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Drejtoria e hetimeve të trafikimit me qenie njerëzore e mbështetur nga njësitë speciale operative të rajonit të Prishtinës dhe Prizrenit, njësit e forenzikës dhe mbështetjes teknike kanë zbatuar urdhëresën e Gjykatës së Qarkut Pejë, me ç’ rast kanë bërë bastisjen e 11 lokacioneve, 5 lokale-bare të natës,5 lokacione të banimit si dhe 1 zyrë të punës, gjegjësisht zyra rajonale e punësimit në Gjakovë.
Të gjitha këto bastisje kanë ndodhur në qytetin e Gjakovës, duke filluar nga ora 06:40, të mëngjesit të datës 07/08/2012 deri në përfundim të operacionit policor.
Operacioni policor i koduar “UNAZA” kishte të bënte me arrestimin e personave të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Krimit të organizuar”, “Trafikimit me njerëz”, “Pastrimit të parave”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Hetimi në lidhje me këtë rast ka filluar rreth një vit më parë dhe këto hetime janë kryer me autorizim dhe nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Pas hetimeve intensive, hetuesit policor të DHTQNJ-së (Drejtoria e hetimeve të trafikimit me qenie njerëzore), kanë siguruar prova dhe dëshmi se 22viktimat e trafikimit që të gjitha shtetase moldave janë trafikuar dhe janë mbajtur nën kontroll të vazhdueshëm deri në zbulimin e rastit, viktima këto që janë mbajtur me qellim të shfrytëzimit për prostitucion nga ana e të dyshuarve, elemente këto të veprës penale të trafikimit me njerëz.
22 viktimat aktualisht janë strehuar në vend të sigurt dhe po trajtohen sipas procedurave nacionale për viktimat e trafikimit.

Gjatë bastisjeve në këto lokacionet e të dyshuarve janë konfiskuar këto gjësende me cilësinë e provave materiale të ndyrshme si: 1 armë automatike AK 47, pushke gjuetie, pistoletë, telefona, 11, 540 euro etj./Infoglobi/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *