Home / Lajme / Maqedoni / Uniforma të reja për teologët e Maqedonisë

Uniforma të reja për teologët e Maqedonisë

10 gusht-“Kjo uniformë nuk është vetëm një lloj bashkëpunimi por edhe më shumë se aq, ngase në vetvete ngërthen një filozofi të madhe përmes së cilës flet për vlerat që ka feja dhe predikuesit fetar. Lus Allahun xh.sh që personat që bëjnë vepra të mira dhe të pëlqyeshme për Krijuesin, Ai t’i bekojë dhe t’i shpërblejë me rehatinë e kësaj bote dhe xhenetin e botës tjetër”, ka uruar kryetari i BFI-së, Rexhepi.

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame (BFI), Sulejman ef. Rexhepi, ka pritur në selinë në Shkup bashkatdhetarin nga Turqia, Xhemail Çelik, i cili sëbashku me vëllanë e tij, Ismail Yëlldëz, kishin marrë iniciativë që në bashkëpunim dhe koordinim me prefektin e komunës së Çekmekoj, Ahmet Porjaz të dhurojnë 580 uniforma për teologët e Maqedonisë.

Efendi Rexhepi u ka shprehur falënderime të sinqerta për këtë lloj bashkëpunimi të komunës së Çekmekoj në krye me kryetarin Porjaz, i iniciuar nga vëllezërit Yëlldëz dhe Çelik.

“Kjo uniformë nuk është vetëm një lloj bashkëpunimi por edhe më shumë se aq, ngase në vetvete ngërthen një filozofi të madhe përmes së cilës flet për vlerat që ka feja dhe predikuesit fetar. Lus Allahun xh.sh që personat që bëjnë vepra të mira dhe të pëlqyeshme për Krijuesin, Ai t’i bekojë dhe t’i shpërblejë me rehatinë e kësaj bote dhe xhenetin e botës tjetër”, ka uruar kryetari i BFI-së, Rexhepi.

Ndryshe, vëllezërit Yëlldëz dhe Çelik janë me prejardhje nga Buzallakova e Velesit dhe për momentin jetojnë në Turqi.

Ata kanë shprehur dëshirë të rritet edhe më tutje bashkëpunimi në sferën fetare mes BFI-së dhe Komunës Çekmekoj

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *