Home / Sport / USADA vendos t’i heqë titujt Lens Armstrong

USADA vendos t’i heqë titujt Lens Armstrong

Agjencia Anti-Doping në SHBA, USADA, ka deklaruar se do t’i heqë Lens Armstrong të 7 titujt e fituar në Turin e Francës, pasi ish-çiklisti amerikan deklaroi se ai nuk do të luftonte më kundër akuzave të vazhdueshme që bëheshin ndaj tij për përdorim substancash të palejuara. Ky vendim pritet të shoqërohet edhe me përjashtimin e përjetshëm të Armstrong nga bota e çiklizmit.

Armstrong, i cili u tërhoq nga garat një vit më parë, vendosi të refuzonte procesin e arbitrimit nga USADA, pasi bëri të qartë se ishte lodhur duke luftuar pambarimisht ndaj akuzave që i bëhen për përdorim substancash të palejuara. Ai tregoi se kush kërkonte përgjigje, do ta gjente atë te qindra testet antidoping që ka bërë gjatë paraqitjeve të tij të jashtëzakonshme në Turin e Francës gjatë viteve 1999-2005.
“Vjen një moment në jetën e një njeriu kur ai duhet të thotë “mjaft”. Për mua ka ardhur kjo kohë. Jam përballur me akuza për mashtrim në sukseset e mia në Turin e Francës. Kjo ka ndikuar në jetën time familjare dhe punën për fondacionin e bamirësisë, ndaj më ka çuar te vendimi që kam marrë për t’i dhënë fund kësaj gjëje të pakuptimtë”, thuhej në deklaratën e Armstrong për “AP”.
Sipas USADA, kjo ishte prova e pranimit të fajit nga ish-çiklisti. “Kjo është një ditë e trishtueshme për të gjithë ne që dashurojmë sportin. Ky është një shembull trishtues për ata që duan të fitojnë me çdo kusht duke anashkaluar mundësinë që ta bëjnë këtë në rrugën me të ndershme dhe të sigurt. Nuk ka sukses kur dëshiron të mashtrosh”, ishte deklarata që bënë drejtuesit e USADA.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *