Home / Lajme / Maqedoni / Valë e të ngrohtit nga faza e verdhë nesër në Maqedoni

Valë e të ngrohtit nga faza e verdhë nesër në Maqedoni

4 gusht-Krahas kësaj duhet të konsumohen më shumë sasi të lëngjeve, më së miri ujë të thjeshtë për pije, ndërsa të evitohen pijet alkoolike, gjatë hyrjes në automobil, nevojitet që ai një kohë të caktuar të ajroset, ndërsa të sëmurit kronikë rregullisht ta marrin terapinë e përshkruar, në konsultim me mjekët amë.

Valë e të ngrohtit nga faza e parë, gjegjësisht faza e verdhë nesër do ta kaplojë territorin e gjithë shtetit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në pajtim me paralajmërimin e meteo-alarmit nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Në pajtim me Planin veprues, qëndron në kumtesë, institucionet shëndetësore në shtet janë të gatshme për sigurimin e mbrojtjes shëndetësore ndaj rritjes eventuale të numrit të pacientëve për shkak të ndikimit të temperaturave të larta.

Ministria informoi se mbeten të vlejnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje të shëndetit të popullatës nga temperaturat e larta: gjatë ditëve të këtillë sktreme të ngrohta, të qëndrohet në hapësira të mbyllura (para se gjithash të klimatizuara), ndërsa gjatë qëndrimit të domosdoshëm në hapësirë të hapur në këtë periudhë, të gjehet mundësi për pushim më të shpeshta nën hije, të mbahet veshje e ndriçuar dhe e lehtë, ndërsa gjatë ekspozimit të drejtpërdrejt në diell mbani syze mbrojtëse dhe kapelë (ngjyrat e ndritshmee reflektojnë dritën), ndërsa gjatë rrezitjes të përdoret kremë me faktorë të lartë mbrojtës, të konsumohet sasi më e vogël e ushqimit, kryesisht pemë dhe perime, ndërsa më pak ushqim me yndyrë.

Krahas kësaj duhet të konsumohen më shumë sasi të lëngjeve, më së miri ujë të thjeshtë për pije, ndërsa të evitohen pijet alkoolike, gjatë hyrjes në automobil, nevojitet që ai një kohë të caktuar të ajroset, ndërsa të sëmurit kronikë rregullisht ta marrin terapinë e përshkruar, në konsultim me mjekët amë.

Për shkak të temperaturave të larta dhe mundësisë së rritur për paraqitjes të helmimeve me ushqim dhe sëmundje infektuese të zorrëve, rekomandimet janë larje e obligueshme e prodhimeve bujqësoro-kopshtare (pemë dhe perime të freskëta) para përdorimit të tyre, përgatitje termike e ushqimit dhe konsumimit të saj në afat shumë të shkurtër pas përgatitjes (nëse kjo nuk bëhet, atëherë ushqimi kështu i përgatitur të vendoset në frigorifer në + 8 grad ndërsa para përdorimit e njejta të ngrohet në + 100 gradë), të evitohen prodhime të cilat në mënyrë termike nuk janë përpunuar si majonezi nga vezët shtëpiake, ndërsa me kujdes të konsumohen akulloret dhe kremërave të ndryshme.

Informata për valët e ngrohta në vazhdimësi distribuohen në internet faqen www.toplotnibranovi.mk

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *