Home / Sport / Vali Bau fiton turneun tradicional ‘Pallçishti 2012’

Vali Bau fiton turneun tradicional ‘Pallçishti 2012’

Në mënyrë madhështore, në praninë e qindra qytetarëve dhe me një finale spektakulare ndërmjet skuadrave Cara AG dhe Vali Bau është mbyllur turneu tradicional i futbollit të vogël ‘Pallçishti 2012’. Ekipi Vali Bau fitoi vendin e parë pasi mundi Cara Ag vetëm pas egzekutimit të penaltive. Organizatorët me rastin e natës finale organizuan iftar të përbashkët të katër ekipeve më të mira dhe shumë mysafirëve tjerë të ftuar në këtë manifestim.

Këshilli organizativ i turenut tradicional të futbollit të vogël ‘Pallçishti 2012’, meriton notën maksimale për mënyrën se si realizoi këtë manifestim sportiv. 18-të netë futboll cilësor, referim korrekt, organizim i shkëlqyeshëm dhe tifozeri të shumtë e të zjartë, janë fjalët me të cilat ndoshta edhe nuk mund të përshkruhet ajo që ndodhi thuajse tre javët e fundit në Pallçisht të Tetovës. Nata finale Dhe si që rrodhi, ashtu edhe u mbyll ky turne, kur në një finale spektakulare Vali Baud dhe Cara AG dhuruan emocione të shumta për qindra tifozë ndërsa për rezultatin 0:0 më të merituar ishin dy portierët të cilët prodhuan pritje spektakulara. Pasi ndeshja s’kishte fitues, u desh që të shkohet në kohën shtesë, kur përsëri futbolli ishte i nivelit shumë të lartë, ndërsa portierët vazhdonin të shkëlqejnë. Gola s’pati deri në fund, kështu që fituesi duhej të vendoset në egzekutimin e penaltive, ku me më shumë fat u tregua ekipi Vali Bau që fitoi me rezultat 2:1. Realisht Cara AG dominoi takimin, kishte më shumë raste dhe lojë, mirëpo në anën tjetër Vali Bau rezitoi shkëlqyeshëm dhe në fund për këtë u shpërblye me fitore në penalti. Në ndeshjen për vendin e tretë u përballën Fenik Kompany dhe Laktoza, në të cilën fitoi skuadra e Fenik Kompany fitoi bindshëm 6:2. Ceremonia e ndarjes së medaljeve u urganizua në mënyrë të përkryer, me fishekzjare dhe piroteknikë të gjitha duartrokitjet shkuan për ekipin fitues Vali Baum, që përveç kupës u shpërblye edhe me 1200 euro. Publiku përshëndeti edhe skuadrën e mundëur në finale Cara AG që mori kupë dhe 600 euro, ndërsa 300 euro dhe kupën më të vogël e mori skuadra e vendit të tretë Fenik Kompany. Organizatorët ndanë kupë për skuadrën Art Grafik si ekipi më fer-pay i turneut, portier më i mirë u shpall Neshat Azizi i skuadrës Kafiteria Anadol. Me 17 gola të shënuar si ‘këpuca e artë’ e turneut u zgjodh Rihan Jusufi i ekipit Vali Bau, ndërsa Qazim Sulejmani i të njëjtës skuadër u zgjodh futbollisti më i mirë i turenut tradicional të futbollit të vogël ‘Pallçishti 2012’. “Ndjehem krenar dhe i kënaqur me mënyrën se si rrodhën gjërat. 28 skuadra cilësore zbukuruan këtë turne me paraqitjet e tyre të shkëlqyeshme. Publiku ka qenë në numër shumë të madh dhe ka madhështuar këtë manifestim, ndërsa falemenderojmë gjithë ata që ndihmuan realizimin e këtij turneu. Ne si këshill organizativ jemi të kënaqur me rrjedhën e turneut, finalja ishte spektakulare, ndërsa më shumë se gjithçka tjetër na gëzon korektësia dhe kultura sportive e pjesëmarëse. Me një iftar të përbashkët deshtëm që t’i japim një simbolikë të bukur natës finale, e cila përfundimisht do të mbahet mend në këto anë. Falemenderojmë gjithë pjesëmarësit dhe premtoj se do të japim maksimumin që vitin e ardhshëm të ngrisim edhe më lartë mënyrën e organizimit të këtij turneu”, deklaroi Bujar Iseni, kryetar i këshillit organizativ i turneut tradicional të futbollit të vogël ‘Pallçishti 2012’.

Gjithashtu lexo

“Ballistët” kallin Milanon (Foto/Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano. Grupi i tifozëve “Ballistët”, kanë udhëtuar për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *