Home / Lajme / Maqedoni / Varroset në mënyrë madhështore Arbër Xhaferi

Varroset në mënyrë madhështore Arbër Xhaferi

16 gusht-Në mbledhjen komemorative që u mbajt në Pallatin e Kulturës në Tetovë poashtu kanë qene edhe një delegacion nga Parlamenti i Maqedonisë, në përbërje prej Silavan Boneva VMRO-DPMNE, Hajrullah Misini nga BDI dhe Goran Misovski nga PRSD. Nga partitë Maqedonase Lidhja Social Demokratike e Maqedonisë është përfaqësuar nga niveli më i lartë, nënkryetarët Andrej Petrov, Igor Ivanovski dhe deputeti Safet Bishevac.

Dyert e selisë së Partisë Demokratike Shqiptare që në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes kanë qenë të hapura për qytetarë dhe personalitete tjera të cilët ngushëlluan familjarët dhe bashkëpartiakët me rastin e vdekjes së ish kryetarit të PDSH-së, Arbën Xhaferi, i cili ndërroi jetë të mërkurën në Klinikën e neurologjisë në Shkup. Për të ngushëlluar familjen dhe zyrtarët më të lartë partiak erdhën ambasadorët e Kosovës, Ylber Hysa dhe ai i Shqipërisë, Arben Çejku. Pas kësaj, në Qendrën për kulturë në Tetovë është mbajtur mbledhje komemorative kushtuar Arbën Xhaferit. Në fjalimin e tij kryetari aktual i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi tha se të flasësh për Arbën Xhaferin në këto moment të vështira për gjithë ne, mbase është e tepërt. “Për të flet jeta e tij, puna e tij, përkushtimi dhe vizioni që ai kishte për shqiptarët kudo që jetojnë ata. Dhimbja është shumë e madhe, nuk mund të përshkruhet për familjarët e Arbën Xhaferit, për mua si dhe për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Kur një njeri që e kemi dashtë shumë bëhet mbamendje, ashtu si ne e kemi dashur z.Arbën Xhaferi, atëherë ajo mbamendje bëhet pasuri. Padyshim mbamendja e shqiptarëve sot është më e pasur duke kujtuar jetën dhe veprën e Arbën Xhaferi. E tillë me siguri se asnjëherë nuk i humbin njerëzit të cilët i duan, qoftë edhe nëse ata vdesin. Ata vazhdojnë që të jenë pjesë e jona, në çdo veprim, në çdo mendim, e në çdo vendim. Ashtu do të jetë Arbën Xhaferi për mua. Dashuria dhe respekti për Arbën Xhaferi kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën tonë. Zotëri kryetar çdoherë do të jesh në zemrat dhe mendjet tona”, tha në fund të fjalimit të tij, Menduh Thaçi, kryetarë aktual dhe bashkëpunëtor i ngushtë i të ndjerit Xhaferi.

Në emër të familjes në mbledhjen komemorative foli Vjosa Xheferi, e cila tha se ne njerëzit e tu të afërt e njohim idealizimin tënd. “Bashkë me familjen rreth teje sot janë miqtë, bashkëpunëtorët, politikanët, të majtë e të djathtët, krijuesit e burokratët , hoxhallarët e mësuesit, besimtarët dhe ateistët, të gjithë për të dhënë lamtumirën e fundit. Shembulli yt na tregon se në fund të fundit jeta më shumë se çdo gjë tjetër është betejë e egër që duhet fituar përditë. Dhe me dhimbje pohojmë se ne humbëm pikën e referencës, zërin këshillues pas telefonit, njeriun që të ndihmon të zhbësh programet e xhunglës, shkëmbin ku mbështeteshim për çdo gjë, por kumbimi i fjalëve të tua do na shoqërojë andej ku tashmë prehet shpirti yt në paqe”, tha Vojsa Xhaferi.

Ndërkaq biografinë e Arbër Xhaferit e lexoi Vjollca Berisha, nga Forumi i gruas i PDSH-së. “Në vitin 1999, si fryt i politikës konstruktive që udhëhiqte ky njeri i urtë , u soll Ligji për arsim sipërorë për shqiptarët, i cili ligj hapin rrugën për themelimin e Universiteteve të sotme, përkatësisht për themelimin Universitet të Evropës Juglindore në Tetovë si dhe zyrtarizmin e Universitet të Tetovës. Kështu me një akt prej rilindësi, kasabanë e vogël, me frymën patriotike, ku një pjesë e madhe e kësaj fryme e përbënte vetë familja e zotit Xhaferi, e shndërroi në një qytet universitarë, në një gjeneratorë idesh, ku vazhdon edhe sot të formësohet dhe të mbindërtohet vetëdija kombëtare e politike e këtyre trevave që synonin barazinë e plotë të shqiptarëve në këtë shtet. Pas turbulencave të viti 2001, Arbni do të jetë figura qendrore politik, shpesh edhe në dëm të tij. Me autoritetin peshën e fjalës që kishte brenda dhe jashtë vendit, mundësonte zgjedhje dhe kahe të problemeve në rrethana të caktuara. Liderizimi i tij ishte kyç në Marrëveshjen e Prizrenit. Është e njohur Marrëveshja e Prizrenit, e cila më vonë solli edhe Marrëveshjen e Ohrit, që mundësoi tejkalimin e një gjakderdhje të madhe”, tha Vjollca Berisha.

Në këtë mbledhje komemorative nga Tirana kishte ardhur lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama, lideri i LSI-së, Ilir Meta dhe Astrit Patozi nga Partia Demokratike e Shqipërisë. Ndërkaq nga Kosova Daut Haradinaj, Bexhet Pacolli, përfaqësues të Qeverisë së Kosovës e shumë të tjerë. Në mbledhjen komemorative që u mbajt në Pallatin e Kulturës në Tetovë poashtu kanë qene edhe një delegacion nga Parlamenti i Maqedonisë, në përbërje prej Silavan Boneva VMRO-DPMNE, Hajrullah Misini nga BDI dhe Goran Misovski nga PRSD. Nga partitë Maqedonase Lidhja Social Demokratike e Maqedonisë është përfaqësuar nga niveli më i lartë, nënkryetarët Andrej Petrov, Igor Ivanovski dhe deputeti Safet Bishevac. Nga Bashkimi Demokratik për Integrim nuk ka marrë pjesë asnjë përfaqësues, por vetëm deputeti Hajrullah Misini i cili ishte në përbërjen e delegacionit parlamentar. Krahas fytyrave të njohura nga politika, në mbledhjen komemorative kushtuar vdekjes së Arbër Xhaferit kanë qenë edhe shumë gazetarë, analistë dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të Xhaferit, rektorë universitetesh etj. Mijëra qytetarë nga Tetova e qytete tjera shqiptare nga Maqedonia nga Kosova dhe Shqipëria pas mbledhjes komemorative kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të ish kryetarit të PDSH-së, Arbër Xhaferi, në varrezat myslimane në Tetovë, ku i është dhënë lamtumira e fundit njeriut që nga të gjithë u cilësua si politikani më mendje më të ndritur në hapësirat shqiptare. (U. H)

Vërejtje:Çdo tekst I huazuar nga kjo ueb faqe duhet të citohet ose të shënohet komplet adresa e ueb faqes. Në të kundërtën do të meren masa ligjore ndaj atyre që marrin lajme nga kjo ueb faqe dhe nuk e tregojnë burimin.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *