Home / Lajme / Maqedoni / Vdekja e Arben Xhaferit. Hashim Thaçi mesazh ngushëllimi familjes

Vdekja e Arben Xhaferit. Hashim Thaçi mesazh ngushëllimi familjes

15 gusht-Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, Ju familje Xhaferi, miqve dhe gjithë atyre që çmojnë dhe vlerësojnë kontributin e gjithanshëm të Arben Xhaferit”, thuhet ne telegramin e Kryeministrit Thaçi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjen Xhaferi me rastin e vdekjes së politikanit, publicistit dhe intelektualit të shquar shqiptar, Arben Xhaferi.

“Vdekja e hershme e Arben Xhaferit është humbje e jashtëzakonshme për Ju, familje Xhaferi, për botën shqiptare, për miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur dhe kanë vepruar me të. Arben Xhaferi ishte profil i lartë i politikanit, mendimtarit dhe vizionarit që la gjurmë të ndritur dhe kontribut të çmuar në jetën politike jo vetëm në Maqedoni, por edhe në tërë hapësirën shqiptare. Arben Xhaferi shquhej për mprehtësinë politike, thellësinë intelektuale, transparencën e ideve dhe konceptimin global të çështjes shqiptare. Arben Xhaferi la gjurmë të thella në kuadër të lëvizjes së përgjithshme për çlirimin e shqiptarëve, duke artikuluar individualitetin e tij në parti politike, në krijimin e opinionit publik, në trajtimin analitik, sintetizues dhe vlerësues të pozitës së shqiptarëve në shekullin e kaluar dhe shekullin aktual. Me vdekjen e Arben Xhaferit u shua një nga mendjet më të ndrituar të qytetërimit shqiptar. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, Ju familje Xhaferi, miqve dhe gjithë atyre që çmojnë dhe vlerësojnë kontributin e gjithanshëm të Arben Xhaferit”, thuhet ne telegramin e Kryeministrit Thaçi. /albeu.com/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *