Home / Lajme / Maqedoni / Veljanoski: Të vazhdojmë ta ndërtojmë Maqedoninë si tregim të sukseshëm e të përjetshëm

Veljanoski: Të vazhdojmë ta ndërtojmë Maqedoninë si tregim të sukseshëm e të përjetshëm

2 gusht-Këtë në Qendrën memoriale të KAÇKM-së në fshatin Pellnicë të Kumanovës e theksoi kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski në fjalimin me rastin e Ditës së Republikës. Ai bëri thirrje për unitet dhe harmoni.

Shtëpia e Maqedonisë është ndërtuar, ndërsa obligimi ynë më i shenjtë është ta ruajmë. Paraardhësit tanë nuk na lanë të kaluar nga e cila duhet të turpërohemi dhe të fshihemi dhe prandaj duhet ta festojmë këtë. Para Maqedonisë qëndron luftë e vazhdueshme për liri. Kjo luftë sot bëhet për prosperitet, për zhvillim, për standard më të mirë dhe jetë më të mirë… Detyra jonë si gjeneratë është këtë luftë ta bëjmë pa kompromis… Maqedonia gjithmonë ka qenë në anën e vërtetë.

Këtë në Qendrën memoriale të KAÇKM-së në fshatin Pellnicë të Kumanovës e theksoi kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski në fjalimin me rastin e Ditës së Republikës. Ai bëri thirrje për unitet dhe harmoni.

“Na nevojitet unitet si asnjëherë më parë. Bëj thirrje përfundimisht t’i lëmë dallimet pas nesh. Të jemi të bashkuar rreth zhvillimit. Të shtrijmë dorën që të bëjmë më shumë dhe më mirë. Të ndalemi të gjithë nën bajrakun e Maqedonisë së lirë dhe prosperuese. Bashkë siç e bënin këtë baballarët tanë, gjyshërit tanë, të vazhdojmë ta ndërtojmë Maqedoninë si tregim i suksesshëm dhe shekullor, në të cilin demokracia dhe mirëqenia janë përditshmëri e jona të cilën e zhvillojmë vazhdimisht. Të jemi të parët të cilët do të japin shembull. Përgjegjësia për zhvillimin e Maqedonisë është më e madhe se cilido dallim i cili ekziston dhe i cili na ndan”, theksoi kryetari i Parlamentit.

Në fjalimin e tij ai u përqendrua edhe në rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinje në ndërtimin e së ardhmes prosperuese.

“Për zhvillim synojmë, edhe pse ai ndonjëherë pavarësisht vullnetit dhe përkushtimit tonë, mund të pengohet nga kontestet irracionale. Por, se argumentet janë më të rëndësishme se fuqia, se drejtësia e mposht paarsyeshmërinë që u tregua edhe me vendimin e Gjykatës në Hagë në kontestin të cilin e kemi në Republikën e Greqisë. Marrëdhëniet e mira fqinje dhe fryma e bashkëpunimit nuk kanë alternativë. Republika e Maqedonisë gjithmonë është e përkushtuar drejt zhvillimit të marrëdhënieve të bashkëpunimit në të gjitha fushat me fqinjët tanë. Ky është parim i cili duhet të respektohet. Vetëm kështu, të gjithë së bashku duhet të ndërtojmë rajon stabil dhe më prosperues, por njëkohësisht edhe ekonomik, kulturor dhe çfarëdo zhvillimi tjetër të çdo shteti në veçanti”, tha Veljanoski në fjalimin me rastin e Ditës së Republikës 2 Gushtin

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *