Home / Sport / Venger: Futbolli, drejt krizës financiare!

Venger: Futbolli, drejt krizës financiare!

Arsen Venger ka paralajmëruar rivalët e Arsenali se shumë shpejt do të përballen me një krizë të pashmangshme ekonomike, duke marrë si shembull problemet që pritet të kenë në të ardhmen skuadra si Çelsi e Mançester Siti.

Sipas tij, investitorët e huaj, me shumat e çmendura që kanë hedhur, kanë dëmtuar rëndë tregun e lojtarëve dhe ekonominë e klubeve evropiane.

“Ne e cilësojmë veten në një pozicion të privilegjuar pasi kemi të ardhura të jashtëzakonshme nga stadiumi. Por në total, nuk e cilësojmë veten një klub të pasur, pasi të ardhurat tona nuk janë të pakufizuara, si në disa klube të tjera. Një klub mund të blejë lojtarë me burime të pakufizuara, siç ka bërë PSZH, Mançester Siti apo Çelsi, por në përgjithësi është futbolli që vuan nga kjo mënyrë shpenzimi. Mjafton të shihni veprimet në transferimet e lojtarëve që në fillimin e verës”.

“Evropa në këto momente është si Titaniku, drejt mbytjes, por ne po jetojmë në futboll a thua se kjo nuk ka rëndësi. Por tani është koha kur të gjithë duhet të drejtojmë klubet në mënyrë strikte, pasi duket se të gjithë po vuajnë në Evropë”.

“Do të çuditesha shumë nëse futbolli nuk do të prekej nga një krizë e thellë në të ardhmen. Nëse sheh borxhet që ka futbolli në Evropë, ato janë masive dhe ne duhet të tregohemi të përgjegjshëm. Për ne që veprojmë në këtë mënyrë, është gjithçka shumë e vështirë, pasi klubet e tjera ofrojnë rroga më të mëdha për lojtarët”, ka treguar tekniku francez, duke justifikuar për të disatën herë taktikën e zgjedhur nga “topçinjtë” për të mos shpenzuar shuma të çmendura në merkato si klubet e tjera angleze.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *