Home / Lajme / Maqedoni / Veturat në shitje largohen nga vendet publike

Veturat në shitje largohen nga vendet publike

3 gusht-Nga ana e merimangës në ditën e parë të aksionit janë menjanuar dhjetëra vetura të cilët kanë qenë në shitje por kanë zënë hapësirat publike. Dukuria e shitjes së veturave ka kohë që ushtrohet në qytetin e Tetovës, dhe një pjesë e madhe e veturav parkohen në hapësira publike duke zënë kështu sipërfaqe të mëdha që reflektohet edhe në kaosin që bëhet në komunikacion.

Dukuria e uzurpimit të hapësirave publike dhe ushtrimit të veprimtarive të ndryshme tregtare nuk është gjë e re në qytetin e Tetovës. Në sipërfaqet publike, trotuare shihen me dhjetëra vetura të cilët janë në shitje. Kësisoji, institucionet duke filluar nga sektori për komunikacion, rrugë dhe tokë ndërtimore, pastaj Inspektorati komunal pranë komunës së Tetovës dhe Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, kanë filluar aksionin për mënjanimin e automjeteve të lëna për shitje në sipërfaqet publike, respektivisht në rrugët dhe trotuaret e qytetit të Tetovës, kohë më parë kanë apeluar që veturat që shiten të largohen nga pronarët por pasi që paralajëmrimi nuk është respektuar këta institucione kanë dalur në vendngjarje dhe kanë filluar menjanimin e atyre automjeteve në shumë vende të qytetit. me këtë pronarët, veturat e të cilëve janë transportuar nga ana e merimangës do të duhet të paguajnë 1 mijë e 500 denarë, kurse në vend nëse arrinë pronari paguhet një mijë denarë. Nga ana e merimangës në ditën e parë të aksionit janë menjanuar dhjetëra vetura të cilët kanë qenë në shitje por kanë zënë hapësirat publike. Dukuria e shitjes së veturave ka kohë që ushtrohet në qytetin e Tetovës, dhe një pjesë e madhe e veturav parkohen në hapësira publike duke zënë kështu sipërfaqe të mëdha që reflektohet edhe në kaosin që bëhet në komunikacion. Kjo lloj veprimtarie ka filluar të aplikohet pas hyrjes në fuqi të ligjit për heqjen e vjetërsisë së veturave deri në 16 vjet që sillen nga jashtë dhe të njejtat mund të rregjistrohen.Policia njofton se gjatë gjashtë muajve të kaluar, për shkak të uzurpimit të pronës publike në qytet dhe për shkak të parkimit në vend të palejuar janë marrë gjithsej 495 automjete.Nga SPB Tetovë kanë bërë të ditur se dënimet për ata që zënë hapësirat publike për shitjen e veturave janë 250 euro. Policia nga fillimi i këtij viti ka realizuar 178 masa të adresuara pikërisht për keqpërdorim të hapësirave publike në qytet dhe jo vetëm automjete por edhe ekspozimi i prodhimeve bujqësore.Kryesisht automjetet që janë në shitje janë të parkuara përgjatë rrugëve më të frekuentuara në qytetin e Tetovës, ndërsa kompetentët kanë paralajmëruar se do të menjanohen shumica e tyre.(U.H)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *