Home / Lajme / Maqedoni / Viktimat më të zakonshme të dhunës familjare janë gra me arsim më të ulët nga mjediset rurale

Viktimat më të zakonshme të dhunës familjare janë gra me arsim më të ulët nga mjediset rurale

15 gusht-Shumica e kryerësve të dhunës (62 për qind) janë burra, por ka edhe gra, sidomos vjehrra dhe bashkëshorte. Nga kryerësist 56 për qind janë bashkëshortë ose bashkëshorte. Në lidhje me dhunën seksuale, pyetje e drejtuar vetëm grave, 100 për qind e kryerësve janë bashkëshorte ose ish-partner intimë.

Në Maqedoni 60 për qind e viktimave të dhunës familjare janë persona femra të moshës mes 30 dhe 64 vjeçare, ndërsa 80 për qind pre tyre janë të papunësuara me arsim të mesëm ose fillor. Përqindja e personave, të cilët kanë qenë viktima të dhunës është më e lartë në mjediset rurale edhe pse numri më i madh i dhunës është paraqitur në mjediset urbane.

Këtë e tregojnë rezultatet nga hulumtimi kombëtar i gjendjeve të dhunës familjare në familjet e zbatuar në kuadër të programit “Përforcim i kapaciteteve nacionale për parandalim të dhunës familjare 2008-2012” që e aplikojnë institucionet kompetente të Maqedonisë në bashkëpunim me UNDP-në, e kryer në mars dhe prill të këtij viti mbi ekzemplarë reprezentativ prej 2.100 personave të moshës mbi 15 vjeçe në territorin e mbarë Republikës së Maqedonisë. Madje 33,7 nga të anketuarit janë prononcuar se mbi to është kryer ndonjë lloj dhune familjare.

Në hulumtim janë paraqitur vetëm 18 raste të dhunës seksuale. Prej tyre 78 për qind të moshës prej 30 deri 64 vjeçare, 67 për qind nga mjediset rurale, 83 për qind të papunë, ndërsa 67 për qind me arsim fillor ose më të vogël se fillor.

Shumica e kryerësve të dhunës (62 për qind) janë burra, por ka edhe gra, sidomos vjehrra dhe bashkëshorte. Nga kryerësist 56 për qind janë bashkëshortë ose bashkëshorte. Në lidhje me dhunën seksuale, pyetje e drejtuar vetëm grave, 100 për qind e kryerësve janë bashkëshorte ose ish-partner intimë.

“Qëllimi kryesor i këtij hulumtimi ishte që të fitohet analizë gjithëpërfshirëse e dhunës familjare, përfshirë edhe shkaqet, llojet, incidencën, prevalencën dhe shpeshmërinë, me çka do të krijoheshin politika përkatëse, të cilat janë të bazuara në fakte. Janë mbledhur të dhëna për numrin e incidenteve të dhunës të kryera në kuadër të grupit specifik demografik dhe për përqindjen e personave, të cilët kanë qenë viktima të dhunës në periudhë të caktuar kohore”, tha ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Spiro Ristovski në konferencën e sotme për shtyp.

Ai theksoi se 91 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se e dinë që dhuna familjare është vepër penale, ndërsa 76 për qind kanë pohuar se janë të njoftuar me ekzistimin e shërbimeve sociale për mbrojtje të viktimave. Madje 3/4 e incidenteve nuk janë paraqitur tek asnjë prej institucioneve kompetente, ndërsa vetëm 45 për qind e të anketuarve kanë njohuri për hapat juridikë që mund të ndërmarren, sidomos për mbrojtje të viktimave dhe dënim të kryerësve.

Rezultat i bashkëpunimit të përbashkët mes institucioneve vendore dhe ndërkombëtare dhe sektorit joqeveritar në këtë fushë, shtoi është Strategjia e re për parandalimin e dhunës familjare 2012-2015.

Këtë vit, theksoi Ristovski është vërejtur për 20 për qind rritje e numrit të kallëzimeve penale në bazë të dhunës familjare në krahasim me vitin e kaluar.

Vesna Xhuteska Bisheva nga UNDP-ja theksoi se viktima të dhunës janë të gjithë, por siç tha, viktimat më të zakonshme tek gratë janë të rinjt, ndërsa tek burrat më të moshuarit. Tek gratë shtoi, viktima më të zakonshme janë personat e papunë dhe ata me shkollim fillor ose të mesëm, ndërsa tek burrat niveli i arsimit nuk ka ndikim në dhunë.

“Burrat rrallë denoncojnë dhunë, ndërsa kur do të vendosin këtë e bëjnë në polici. Për dallim prej tyre gratë paraqesin dhunë deri te të gjitha institucionet kompetente”, theksoi Xhuteska Busheva.

Shqetëson fakti, potencoi, që një pjesë e të anketuarve janë prononcuar se kanë qenë pjesë e formave ekstreme të dhunës familjare, respektivisht dhunë në të cilën u është rrezikuar jeta

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *