Home / Sport / Vilanova, i mundur por krenar

Vilanova, i mundur por krenar

Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, ka lavdëruar karakterin e skuadrës së tij, pavarësisht humbjes 2-1 përballë Real Madrid në ndeshjen e kthimit të Superkupës së Spanjës që i dha trofeun rivalëve historikë.

Fillimi i dobët i ndeshjes me dy gola të pësuar dhe kartoni i kuq i Adriano pa kaluar 30 minuta, bëri që ndeshja të dukej e mbaruar, por një gol i Mesit dhe një paraqitje e mirë në pjesën e dytë, bënë që Barcelona të bënte të vuante ekipin vendas që iu shpëtoi një goli në minutat e fundit.
“Pjesa e parë nuk ishte siç luajmë zakonisht ne, por pjesa e dytë ishte një nga netët ku jam ndjerë më shumë krenar për ekipin. Me 10 lojtarë, ne arritëm të kontrollonim ndeshjen dhe kishim 5 shanse të pastra për të shënuar. Nuk u tërhoqëm asnjëherë, duke synuar që të mbroheshim me 10 lojtarë dhe të kundërsulmonim, siç do të kishte bërë ndonjë skuadër tjetër. Me lojtarët që kemi, ne luajmë gjithmonë si në pjesën e dytë”, tha trajneri i katalanasve.
Në fund, Vilanova ka treguar se do të vazhdojë të njëjtën linjë me paraardhësin e tij, Pep Guardiola, i cili shfaqte gjithmonë sportivitet kur mundej nga Real Madrid. “Dua të përfitoj nga rasti të përgëzoj Madridin për fitoren e këtij trofeu”, ishin fjalët e teknikut katalanas pas ndeshjes së 221-të mes dy klubeve, ku tashmë Real Madrid kryeson 88-87 në numrin e fitoreve në “El Clasico”.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *