Home / Lajme / Maqedoni / Vlora në zi për vdekjen e Xhaferit

Vlora në zi për vdekjen e Xhaferit

17 gusht-Poeti nga Vlora,, Agim Jazaj, ne diten e varrimit te Arber Xhaferit, i ka kushtuar nje poezi, duke na bere me dije se Vlora eshte ne zi dhe ne pikellim pas vdekjes se kolosit te madh te politikes sqiptare.

VLORËN E KA MBULUAR ZIJA

Nga Agim Jazaj, Gazetar, poet
VLORË

Kombi ka ulur Flamurin,
E ka ngritur gjysmë-shtize,
Shqipja e ka humbur nurin,
Ka humbur një burrë Devize.

Kolosi Arbën Xhaferi,
Burri i kombit, vizionar,
Mbuluar me ngjyra ylberi,
Do mbetet përjetë pishtar.

Më 13 gusht 2001-shit,
Arbën Xhaferi firmosi,
Atë marrëveshjen e Ohrit,
Gryk’ e pushkës e vulosi.

Më 15 gusht, 2012-të
Arbën Xhaferi ka vdekur,
Do mbetet i gjallë përjetë,
Vepra e tija, s’ka të tretur.

Më 28 e Nëntor,
Do festohet Pavarësia,
Arbëni nuk do vijë Vlorë,
Do ta kujtojë vegjëlia…

Nga Vlora, sheshi “Flamurit”,
Ku u shpall Pavarësia,
Për humbjen e krye-burrit,
Vlorën e ka mbuluar zija!

16 gusht 2012

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *