Home / Lajme / Maqedoni / VMRO i përgjigjet BDI-së: Bëjmë politikë principiele

VMRO i përgjigjet BDI-së: Bëjmë politikë principiele

21 gusht-“Ne udhëheqim politikë principiele të bazuar në platformë ideologjike e konfirmuar nga partia dhe anëtarësia. Ajo platformë dhe ato politika marrin legjitimitetin e vet në zgjedhje”.

“Ne udhëheqim politikë principiele të bazuar në platformë ideologjike e konfirmuar nga partia dhe anëtarësia. Ajo platformë dhe ato politika marrin legjitimitetin e vet në zgjedhje”.Ky është qëndrimi i VMRO-së qeveritare pas paralajmërimeve nga BDI se nëse Ligji për “branitellat” kalon në Kuvend pa amendamentet e BDI-së, ato do të lëshojnë qeverinë.Me këtë VMRO konfirmoi se punon në bazë të platformës së vet partiake, dhe jo në bazë të ndonjë platforme të përbashkët qeveritare, në të cilën u thirr sot BDI. Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdylaqim Ademi sot tha se në platformën e përbashkët Qeveritare në mungesë të gatishmërisë nga VMRO për të pranuar një Ligj gjithëpërfshirës për pjesëmarrësit në konfliktin e vitit 2001 dy partitë më të mëdha ishin dakorduar që mos të hapet kjo temë gjatë këtij mandati.Platforma e përbashkët qeveritare shpeshherë është përmendur si arritje politike e BDI-së, nga zyrtarë të lartë të kësaj partie.Nga ana tjetër, edhe VMRO akuzoi BDI-në se po punën sipas platformës së vet partiake, pasi siç thanë, vendosja e luleve në Sllupçan nuk është pjesë e marrëveshjes politike mes dy partnerëve të koalicionit.PORTALB

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *