Home / Lajme / Maqedoni / Vonohet përfundimi i Qendrës urgjente në Tetovë

Vonohet përfundimi i Qendrës urgjente në Tetovë

20 gusht-Themelet për ndërtimin e këtij objekti janë vendosur diku në viitn 2000, por aty me vite të tëra nuk u punua. Në vitin 2009 rifilluan punimet por të njejtat ende sot e kësaj dite nuk përfundojnë. Nga Ministria e Shëndetësisë janë përgjigjur se punët ndërtimore në Spitalin e Tetovës zhvillohet rrjedhshëm, edhe janë në përfundim e sipër, pa dhënë detaje në pyetjet për vonesat në këtë projekt dhe se kur i njejti mund të lëshohet në përdorim

Vonohet lëshimi në përdorim i Qendrës së re diagnostike dhe urgjente në Spitalin Klinik të Tetovës, që financohet nga Ministria e Shëndetësisë. Rindërtimi i objektit të kësaj qendre filloi në vitin 2009 por ende sot e kësaj dite nuk po përfundon së ndërtuari. Në fillim të projektit nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë ishin ndarë 3 milion e 500 mijë euro për këtë qendër urgjente, kurse në kontratën e re vlera ka arritur deri në 4.5 milioneuro. Ndërkaq, sot e kësaj dite në atë objekt punohet me një intensitet të ulët Drejtori i SPitalit Klinik të Tetovës Florin Besimi, lidhur me vonesat në këtë objekt shkurt është përgjigjur se përgjegjës për ndërtimin e atij objekti është ministria e Shëndetësisë.”Përgjegjës për objektin e ri të qendrës diagnostike dhe urgjente, është Ministria e Shëndetësisë. Ajo meret me ndërtimin dhe rregullimin e saj. Ne presim kur e njejta do të na jepet në dorëzim”, tha Besimi. Aktualisht në objekt është duke u punuar, por meret vesh se punët shpesh herë ngadalësohen për shkak të vonesave në pagesa nga ana e Ministrisë. Momentalisht është përfunduar me nyjet sanitare në katin përdhesë. Nga Spitali Klinik i Tetovës bëjnë të ditur se pjesa më e madhe e aparaturës ka arritur dhe e njejta mund të vihet në funskion në momentin kur do të përfundojnë punimet në objekt. Jozyrtarisht informacionet janë se vonesat që shkaktohet nga Ministria e Shëndetësisë në pagesa kanë bërë që edhe objekti të mos përfundojë. Vetë Ministri ka shkelur premtimin e dhënë se në muajin maj duhej të përfundojë ky objekt.Premtimet e njëpasnjëshme të Ministrit Todorov në fillim të vitit kanë qenë se në afat prej dy muajve do të lëshohet në përdorim por nga muaji maj kanë kaluar tre muaj dhe objekti nuk lëshohet në përdorim. Gjatë vizitës që i bëri spitalit klinik të Tetovës në muajin mars, Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov, deklaroi se në muajin maj e njejta do të jetë gati. “Mund të them se është në përfundim e sipër një qendrën urgjente diagnostifikimi, i cili do të përmirësojnë dukshëm shërbimet mjekësore dhe presim që në muajin maj i njejti të këshohet në përdorim”, deklaroi Todorov më 26 mars në ambientet e Spitalit Klinik të Tetovës. Nga informacionet që i morrën nga kryerësit e punëve, bodrumi dhe kati përdhesë janë në përfundim e sipër, por ka vonesa në katin e parë, të dytë dhe të tretë. Sipas tyre, dinamika e ulët e pagesave të situacioneve e ngadalëson përfundimin, ndërsa shumë shpejt mund të kryhen punët në bodrum dhe katin përdhesë nëse ka mjete financiare, por katet tjera vështirë se deri në fund të vitit do të përfundojnë së rregulluari. Në spitalin e Tetovës bëjnë të ditur se me rregullimin e kësaj qendre të gjithë pacientët do të pranohen në këtë qendër dhe pastaj do të shpërndahen në reparte. Megjithatë ende nuk ka informacione se kur mund të mbyllen punët dhe të lëshohet në përdorim Qendra urgjente dhe për diagnostifikim. Themelet për ndërtimin e këtij objekti janë vendosur diku në viitn 2000, por aty me vite të tëra nuk u punua. Në vitin 2009 rifilluan punimet por të njejtat ende sot e kësaj dite nuk përfundojnë. Nga Ministria e Shëndetësisë janë përgjigjur se punët ndërtimore në Spitalin e Tetovës zhvillohet rrjedhshëm, edhe janë në përfundim e sipër, pa dhënë detaje në pyetjet për vonesat në këtë projekt dhe se kur i njejti mund të lëshohet në përdorim. (U.H)

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *