Home / Lajme / Maqedoni / Xhaferi akoma në gjendje kome

Xhaferi akoma në gjendje kome

10 gusht-Ish kryetari i PDSH-së ndodhet në gjendje kome, pas një gjakderdhje në tru që kishte përjetuar të mërkurën rreth orës 21 në banesën e tij në Tetovë. Ish kryetari i PDSH-së, Arbën Xhaferi, vuante nga sëmundja e Parkinsonit, që ishte edhe shkak për tërheqjen e tij nga aktivitetet partiake.

Gjendja shëndetësore e ish liderit të PDSH-së, Arbër Xhaferi, mbetet edhe më tej e pandryshueshme. Nga klinika e neurologjisë në Shkup njoftohet se Xhaferi është edhe më tej në gjendje të rëndë kome pa përmirësime nga dita e kaluar.
Mjeku Vlladimir Mirçevski tha se gjendja shëndetësore momentale e Xhaferit është e qëndrueshme, e rëndë dhe në rrezik për jetën. Ai tha se gjendja vazhdon të jetë e pa ndryshueshme për shkak të gjakderdhjes masive në tru.
“Gjendja momentale e Arbën Xhaferit është e qëndrueshme dhe e pandryshuar në krahasim me një ditë më herët. Është në rrezik për jetën. Mjekimi është në vazhdë e sipër dhe i jepen terapitë më bashkëkohore. Është ende herët të thuhet për ndonjë rezultat”, tha Vlladimir Mirçevski, mjek.Ish kryetari i PDSH-së ndodhet në gjendje kome, pas një gjakderdhje në tru që kishte përjetuar të mërkurën rreth orës 21 në banesën e tij në Tetovë. Ish kryetari i PDSH-së, Arbën Xhaferi, vuante nga sëmundja e Parkinsonit, që ishte edhe shkak për tërheqjen e tij nga aktivitetet partiake. Arben Xhaferi është deputet aktual i PDSH-së dhe kryetar i parë i kësaj partie. Siç njoftuan nga PDSH, për përkujdesje të Arbër Xhaferit janë angazhuar specialistë më të mirë të vendit, ndërsa pritet stabilizim i gjendjes pas gjakderdhjes që të konstatohet nëse mund të realizohet ndërhyrje kirurgjikale. Për 12 vite me radhë, Xhaferi ka qenë në krye të PDSH-së deri në vitin 2007 kur në krye të partisë erdhi zëvendësi i tij, Menduh Thaçi. Arben Xhaferi është lindur në qytetin e Tetovës më 24 janar të vitit 1948. Për 12 vjet ishte kryetar I PDSH-së, ndërsa për shkak të sëmundjes së Parkinsonit me të cilën luftonte për disa vite me radhë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *