Home / Lajme / Maqedoni / Xhaferi: Marrëveshja e Ohrit s’njeh ndasi mes maqedonasve e shqiptarëve

Xhaferi: Marrëveshja e Ohrit s’njeh ndasi mes maqedonasve e shqiptarëve

15 gusht-“Nuk mund ta korrigjojmë historinë, mund ta ndryshojmë atë, duke u nisur prej 2001 dhe në të ardhmen. T’i vlerësojmë në mënyrë dinjitoze këto çështje dhe ta tejkalojmë veten, pasi më e rëndësishme është të ketë paqe se sa të barikodohemi, të ketë konflikte dhe se mostoleranca nuk i shërben ardhmërisë e cila duhet të jetë e përbashkët dhe ne jemi pajtuar me këtë përmes MO-së”, nënvizon Xhaferi.

Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë Musa Xhaferi sot ka vlerësuar për “Zhurnal”-in se nuk është asgjë e jashtëzakonshme nga ajo që ndodhi në Sllupçan të Kumanovës, ku për nder të 11 vjetorit të MO-së u nderuan dëshmorët e UÇK-së, ndërsa aty pati edhe pjesëtarë të ARM-së.

Kjo më pas u shndërrua në sherr mes opinionit dhe partive, ku reagoi partneri maqedonas VMRO-DPMNE, Shtatmadhoria, po dhe partitë politike opozitare.

“Nuk besoj se është interes i opinionit të jetë kjo temë në shërbim të një sherri mes palëve. Kanë qenë strikt, qëndrimet e funksionarëve tanë edhe partisë se duhet të bëhet rehabilitimi i gjitha palëve, ka ligj për amnisti, parakushtet e pajtimit janë këto. Aq më pak ne të cilit jemi në funksione, nuk duhet t’i keqpërdorim ata që kanë rënë në luftë, pavarësisht nga cila palë janë”, tha Xhaferi, duke shtuar se pajtimi ndëretnik nuk ka qenë aq i lehtë në asnjë shtet, ashtu edhe në Maqedoni.

Ai vlerësoi se ata kanë shkuar institucionalisht, i kanë nderuar më 13 gusht, dita kur është arrit MO-ja dhe e kanë bërë atë në shërbim të paqes dhe nuk ka nevojë për polemika të tilla.

“Palët duhet të pajtohen. Po ta lexojmë drejtë MO-në, aty thuhet se palët duhet të pranojnë të pajtohen, të amnistohen, të integrohen, që dhunën dhe ndarjen territoriale ta përjashtojnë si zgjidhje dhe t’u kthehemi parimeve bazë të MO-së”, potencoi Xhaferi.

Por, një ditë, shton ai, patjetër ta mbyllim këtë kapitull, pasi që ata që janë pjesëtarë të organeve policore të saj kanë zbatuar urdhrat e politikës që kanë dështuar, është bërë pastaj MO-ja e cila ka firmën e Uashingtonit e Brukselit, ndërsa NATO bëri çarmatimin e palëve dhe u bë amnistia e gjitha palëve.

“Nuk mund ta korrigjojmë historinë, mund ta ndryshojmë atë, duke u nisur prej 2001 dhe në të ardhmen. T’i vlerësojmë në mënyrë dinjitoze këto çështje dhe ta tejkalojmë veten, pasi më e rëndësishme është të ketë paqe se sa të barikodohemi, të ketë konflikte dhe se mostoleranca nuk i shërben ardhmërisë e cila duhet të jetë e përbashkët dhe ne jemi pajtuar me këtë përmes MO-së”, nënvizon Xhaferi.

Ndryshe, sipas tij, është demokratike që partitë të mos pajtohen për arsyet e veta dhe mu për këtë dallojnë dhe nuk është tragjike që ata të mos pajtohen me një aksion ose veprim të tillë. Ndryshe, të pranishëm në homazhin që iu bë dëshmorëve të UÇK-së në Sllupçan përveç zëvendëskryeministrit Xhaferi, ishin edhe ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi, ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti si dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Bajrami

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *