Home / Lajme / Maqedoni / Zjarri në Radushë zgjerohet drejt fshatit

Zjarri në Radushë zgjerohet drejt fshatit

13 gusht-Zjarr i ri është paraqitur në Makedonski Brod, mes fshatrave Borovska Breznica dhe Tazhevë. Në terren intervenojnë ekipe të NJTKZ-së nga Makedonski Brod, Pyjet e Maqedonisë dhe Parku kombëtar “Jasen”. Digjen pyje me pishë në sipërfaqe prej tre arësh.

Zjarri në atarin e fshatit Radushë është sërish aktiv dhe po zgjerohet drejt fshatit. Në këtë moment intervenojnë ekipe të BMKZ-së së qytetit të Shkupit dhe persona nga Ekonomia pyjore “Karaxhica”. Është kërkuar intervenim me rrugë ajrore, informon Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Zjarr i ri është paraqitur në Makedonski Brod, mes fshatrave Borovska Breznica dhe Tazhevë. Në terren intervenojnë ekipe të NJTKZ-së nga Makedonski Brod, Pyjet e Maqedonisë dhe Parku kombëtar “Jasen”. Digjen pyje me pishë në sipërfaqe prej tre arësh.

Zjarri në atar të fshatit Strima ende është aktiv, ndërsa për shkak terrenit të paqasshëm shuarja e zjarrit zhvillohet me vështirësi. Është kërkuar intervenim nga ajri.

Aktiv është edhe zjarri në rajonin e Velesit, i cili shpërtheu dje në fshatin Banjicë. Janë përfshirë pyje të ulëta në sipërfaqe prej rreth pesë hektarëve. Për moentin intervenojnë ekipe nga Ekonomia pyjore “Babuna”.

Zjarri pyjor mes fshatrave Svillare e Epërme dhe e Poshtme në Skup, është lokalizuar

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *