Home / Sport / Zyrtare: Nebi Mustafi futbollist i Dritës

Zyrtare: Nebi Mustafi futbollist i Dritës

“Mund të konfirmoj se prej sot jam futbollist i ri i Dritës. Kemi arritur marrëveshje për bashkëpunim një vjeçar dhe shpresoj që gjërat të rrjedhin mirë. Drita është skuadër e re në këtë kategori, por njëkohësisht ambicioze. Besoj në suksese dhe në realizim të objektivave të drejtuesve”, deklaroi futbollisti i ri i Dritës, Nebi Mustafi.

Ajo që u paralajmërua para një jave, sot ka marrë verdiktin final, pasi Nebi Mustafi edhe zyrtarisht ka firmosur kontratë një vjeçare me Dritën e Bogovinës. Ish-kapiteni i Shkëndijës dhe drejtuesit e Dritës kanë gjetur gjuhë të përbashkët rreth kushteve të bashkëpunimit, kështu që Mustafi menjëherë i bashkohet skuadrës së tij të re në seancat stërvitore. Mesfushori me përvojë pritet të jetë një përforcim i madh për Dritën, pasi eksperienca e tij do të jetë e mirëseardhur për futbollistët e rrinjë. “Mund të konfirmoj se prej sot jam futbollist i ri i Dritës. Kemi arritur marrëveshje për bashkëpunim një vjeçar dhe shpresoj që gjërat të rrjedhin mirë. Drita është skuadër e re në këtë kategori, por njëkohësisht ambicioze. Besoj në suksese dhe në realizim të objektivave të drejtuesve”, deklaroi futbollisti i ri i Dritës, Nebi Mustafi, i cili te skuadra bogovinase do të bashkohet me shokën e tij të mirë dhe ish-bashkëlojtar nga rradhët e Shkëndijës, Ardian Nuhiun. Mustafi përveç Shkëndijës në kampionatin vendor ka luajtur edhe për Slloga Jugomagnatin, ndërsa ka karrierë të pasur ndërkombëtare duke mbrojtur ngjyrat e Levadiakosit të Greqisë, Ksamaksut në Zvicër si dhe MyPa-s dhe Haka-s në Finlandë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *