Home / Lajme / Maqedoni / 100 aksidente më pak se vitin e kaluar

100 aksidente më pak se vitin e kaluar

3 shtator-Sipas shifrave zyrtare këtë vit janë regjistruar gjithsej 465 aksidente trafiku ndërsa në vitin e kaluar deri në fund tw muajit gusht ka pasurë 100 më shumë apo 565.Zakonisht aksidentet në komunkacion ndodhin në bulevardin kryesor të Tetovës gjatë orëve të pasëditës

Aksidentet në komunikacion në Tetovë gjatë shtatë mujave të kaluar në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluarë kanë shënuarë rënie. Sipas shifrave zyrtare këtë vit janë regjistruar gjithsej 465 aksidente trafiku ndërsa në vitin e kaluar deri në fund tw muajit gusht ka pasurë 100 më shumë apo 565.Zakonisht aksidentet në komunkacion ndodhin në bulevardin kryesor të Tetovës gjatë orëve të pasëditës. Në rajonin e Tetovës, si rrugë më të vështira për qarkullim dhe ku ndodhin më shumë aksidente janë akset rrugore Tetovë-Jazhincë, Tetovë-Pirok, magjistralja Tetovë-Shkup dhe autostrada Tetovë-Gostivar. Si zakonishtë arsyet e këtyre aksidenteve tw trafikut janë shpjetësia e madhe apo vozitja mw shumw se sa e lejuar me kushtet në rrugë, mos dhënia e përparësis së kalimit si dhe mos respektimi i shenjave të komunikacionit. Ndryshe, gjashtë persona kanë humbur jetën në rrugët e Tetovës gjatë gjashtë muajve të parë në aksidentet e trafikut. Gjashtë muajt e parë të vitit të kaluar kishte 5 viktima kurse këtë vit për një është shtuar numri i personave që kanë humbur jetën gjatë aksidenteve të ndryshme. Policia rrugore në Tetovë, gjegjësisht Stacioni policor për siguri në komunikacionin rrugor, gjatë muajve të kaluar, ka ndërmarrë një sërë aktivitete preventive për zbulimin dhe eliminimin e mangësive në funksion të përmirësimit të sigurisë së përgjithshme në rrugë. Edhe viti i kaluar ka rregjistruar shumë aksidente të cilët kanë qenë fatale në shumë raste. Kësisoji, janë 11 persona të cilët kanë vdekur dhe 502 të lënduar vetëm gjatë vitit 2011. Numri i lartë i atyre që humbin jetën në aksidente ka bërë që më seriozisht të mendohet në këtë drejtim dhe janë duke u bërë analiza për evitimin e aksidenteve që sa më pak të ketë viktima. Zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë Marjan Josifovski, ka konfirmuar se në të ardhmen do të ndërmeren masa preventive në rrugët ku më së shumti ndodhin aksidentet.
Urim Hasipi

Vërejtje:Çdo tekst I huazuar nga kjo ueb faqe duhet të citohet ose të shënohet komplet adresa e ueb faqes. Në të kundërtën do të meren masa ligjore ndaj atyre që marrin lajme nga kjo ueb faqe dhe nuk e tregojnë burimin.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *