Home / Lajme / Maqedoni / 1130 të vdekur kanë votuar në zgjedhje

1130 të vdekur kanë votuar në zgjedhje

11 shtator-Janë gjetur gjithsej 1130 persona të vdekur, të regjistruar në librat amë, ndërsa të paevidentuar në sistemin e MPB-së. Për 1.123 persona ka mospërputhje të numrit vijues të librit amë, gjegjësisht persona të tjerë figurojnë në listën në MPB”, tha Katerina Bitrakovska nga DULA.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pret që rreth 70.000 qytetarë nuk do të munden ta realizojnë të drejtën e tyre të zgjedhjes në zgjedhjet e ardhshme lokale në vitin 2013, për shkak se kanë dokumente të vjetra.

Kryetari i Grupit të punës për verifikim të listës zgjedhore Bedredin Ibraimi tha se çdo ditë po përmirësohet furnizimi i qytetarëve me dokumente të reja biometrike.

“Duke filluar nga janari e deri me tani numri po zvogëlohet dhe mbërritëm deri në numër prej 121.000 të cilët janë në shtet, dhe rreth 33.000 qytetarë të tonë, të cilët janë jashtë shtetit. Sipas supozimit tim ky numër do të mund të zvogëlohet dhe të vijmë deri në 70.000 qytetarë të cilët do të mbeten me dokumente të vjetra”, tha Ibraimi.

Anëtari i Grupit të punës Jani Makraduli konsideron e deri në fund të vitit 2012, rreth 100.000 qytetarë do të mbeten me dokumente të vjetra, që sipas tij është numër serioz.

Grupi i punës dakordoi që të konfirmohet edhe metodologji lidhur me verifikimin e qytetarëve të cilët do të mbeten me dokumente të vjetra personale.

“Ky do të jetë verifikim në terren me fushatë paraprake publike, e cila do të ndihmohet nga mjetet për informim publik, qytetarët të njoftohen rreth aktivitetit për këtë verifikim në terren”, tha Ibraimi.

Anëtarët e Grupit të punës i shqyrtuan edhe të dhënat nga Raporti i Drejtorisë për udhëheqje të librave amë, për persona të cilët për herë të fundit janë paraqitur para organit administrativ për nxjerrje të dokumentit personal në periudhën nga viti 1981 deri në vitin 1999, me ç’rast janë verifikuar 65.308 persona.

“Janë gjetur gjithsej 1130 persona të vdekur, të regjistruar në librat amë, ndërsa të paevidentuar në sistemin e MPB-së. Për 1.123 persona ka mospërputhje të numrit vijues të librit amë, gjegjësisht persona të tjerë figurojnë në listën në MPB”, tha Katerina Bitrakovska nga DULA.

Grupi i punës e obligoi Drejtorinë për udhëheqjes së librave amë që këtë aktivitet ta vazhdojë me personat të cilët për herë të fundit janë paraqitur për dokument të ri nga viti 2000 deri në vitin 2012, ndërsa rezultatet t’i dorëzojë deri më 5 tetor të këtij viti. Tv KOHA

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *