Home / Lajme / Maqedoni / 130 vjet burg për 11 shqiptarët e Preshevës

130 vjet burg për 11 shqiptarët e Preshevës

19 shtator-
Avokatët mbrojtës e kanë quajtur të padrejtë dhe të montuar procesin ndaj këtij grupi të shqiptarëve të dënuar, duke theksuar se autoritetet hetimore serbe kanë përdorur dëshmitarë të mbrojtur të rrejshëm. Gjykatësja e këtij procesi, Snezhana Nikoliq Garotiq theksoi se akuza bazohet mbi dëshminë e dy dëshmitareve të mbrojtura C1 dhe C2, të cilat kanë thënë se janë maltretuar dhe dhunuar nga personat e akuzuar.

Gjykata e Lartë për Krime Lufte në Beograd dënoi sot me burg 11 shqiptarë të Preshevës, i njohur si rasti i “Grupit të Gjilanit”, informon agjencia e lajmeve INA.

Ndërsa janë lënë të lirë gjashtë të tjerë, të cilët u shpallën të pafajshëm.

Rasti është i njohur si akuza për krime lufte ndaj serbëve në vitin 1999 në rajonin e Gjilanit, ku në akuzë u përfshinë 17 shqiptarë të Preshevës, mes tyre ish-pjesëtarë të UÇK-së në Kosovë dhe UÇPMB-së, të shpallur nga hetuesia serbe si “Grupi i Gjilanit”.

Në mesin e të dënuarëve janë: Agush Memishi me 12 vjet burg, Nazif Hasani me 13 vjet, Ahmet Hasani – 13 vjet, Faton Hajdari – 13 vjet, Samet Hajdari – 15 vjet, Ferat Hajdari – 8 vjet, Kamber Sahiti – 8 vjet, Selimon Sadiku – 11 vjet, Burim Fazliu – 12 vjet, Sadik Aliji – 8 vjet dhe Shefket Musliu – 5 vjet.

Të liruarit janë: Shemsi Nuhiu, Fazli Hajdari, Rexhep Aliji, Shaqir Shaqiri, Idriz Aliji, Ramadan Halimi.

Avokatët mbrojtës e kanë quajtur të padrejtë dhe të montuar procesin ndaj këtij grupi të shqiptarëve të dënuar, duke theksuar se autoritetet hetimore serbe kanë përdorur dëshmitarë të mbrojtur të rrejshëm. Gjykatësja e këtij procesi, Snezhana Nikoliq Garotiq theksoi se akuza bazohet mbi dëshminë e dy dëshmitareve të mbrojtura C1 dhe C2, të cilat kanë thënë se janë maltretuar dhe dhunuar nga personat e akuzuar.

Gjykata e Apelit në Beograd në dhjetor të vitit 2011 kishte shfuqizuar vendimin e shkallës së parë me të cilin nëntë pjesëtarë të UÇK-së ishin dënuar më 101 vjet burgim dhe lëndën ia kishte kthyer gjykatës së shkallës së parë për rigjykim. Por, sot u dha dënimi final. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *