Home / Sport / Abidal në listën e Barçës për Ligën e Kampioneve

Abidal në listën e Barçës për Ligën e Kampioneve

Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, ka përfshirë mbrojtësin Erik Abidal në listën prej 25 emrash që ka dorëzuar në UEFA, lojtarë të cilët mund të luajnë në Ligën e Kampioneve në fazën në grupe. Francezi po riaftësohet ende nga transplantimi i mëlçisë dhe mendohej se do të ishte e pamundur që ai të kthehej në fushën e lojës.

Por mbrojtësi ka një histori të pabesueshme riaftësimesh, duke filluar nga ajo e operacionit të parë në mëlçi për heqjen e një tumori, pasi u kthye pas dy muajsh në skuadër, në kohë për të luajtur në finalen e Ligës së Kampioneve të vitit 2010 dhe për të çuar trofeun bashkë me kapitenin Pujol.

Kjo është arsyeja pse Vilanova e ka përfshirë mbrojtësin në listën e skuadrës, me shpresën se ai do të jetë në gjendje të luajë në këtë turne dhe të japë kontributin për katalanasit që mbeten pretendentë për të fituar trofeun.

Mesfushori i talentuar 18 vjeçar Zherard Deulofeu është përfshirë në këtë listë gjithashtu, ashtu si blerja më e fundit Aleks Song, si dhe sulmuesi i ri Kristian Tejo, për të cilin mendohej se do të largohej nga klubi gjatë merkatos së verës.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *