Home / Lajme / Maqedoni / Ademi në takimin ministror të rrjetit RENA në Bruksel

Ademi në takimin ministror të rrjetit RENA në Bruksel

25 shtator-Ademi ka theksuar se çështja për ndryshimet klimatike në politikat zhvillimore paraqet sfidë të veçantë dhe se ngritja e ndërgjegjës publike dhe përforcimi i kapaciteteve për inkuadrimin e konceptit të ndryshimeve klimatike në strategjitë për zhvillim të qëndrueshëm do të jetë me rëndësi të veçantë.

Ministri i Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor, Abdilaqim Ademi sot mbajti fjalim në takimin e tretë ministror të Rrjetit RENA (Rrjeti rajonal për mjedis jetësor për inkuadrim drejt BE-së, që po mbahet në Bruksel, Belgjikë.

“Ademi me kolegët nga Shqipëria, Kosova, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Islanda, Mali i Zi dhe Serbia, me komisionerin për mjedis jetësor Potoçnik dhe me drejtorin e pprgjithshëm Delbeke në takim kanë diskutuar për rezultatet e arritura përmes programit të Rrjetit ekologjik rajonal për inkuadrim (RENA) dhe për rrugën për bashkëpunim të mëtutjeshëm më të thelluar rajonal mes vendeve-kandidate dhe potenciale kandidate për anëtarësim në BE në fushat e mjedisit jetësor dhe ndryshimeve klimatike në BE, informojnë nga Ministria e Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor.

Në fjalimin e tij, ministri Ademi ka bërë elaborim të arritjeve të deritanishme të Republikës së Maqedonisë në lidhje me realizimet e qëllimeve dhe detyrave të projektuara programore të rrjetit RENA.

“Me këtë rast është theksuar progresi në sektorin e ujërave, aktivitete në kuadër të shfrytëzimit të IPA fondeve, vendosje e sistemeve rajonale për menaxhim me mbeturinat, zhvillim i procesit të negociatave dhe identifikim i mungesave në informacione dhe në praktikat menaxhuese, me kthesë në bashkëpunimin me Agjencinë suedeze për mjedis jetësor, sigurim i nivelit adekuat të mbrojtjes së mjedisit jetësor përmes zbatimit të procedurës për vlerësim të ndikimit mbi mjedisin e jetesës ose dhënien e lejeve në kushte kur si situatë e përgjithshme ekonomike në Evropë dhe në vendet tona është futur nevoja e aksioneve efektive të Qeverive tona të orientuara drejt asaj si ta kthejmë rritjen ekonomike”, thuhet në kumtesën e MMJPH.

Ademi ka theksuar se çështja për ndryshimet klimatike në politikat zhvillimore paraqet sfidë të veçantë dhe se ngritja e ndërgjegjës publike dhe përforcimi i kapaciteteve për inkuadrimin e konceptit të ndryshimeve klimatike në strategjitë për zhvillim të qëndrueshëm do të jetë me rëndësi të veçantë.

Në takim është nënshkruar Deklaratë për vazhdimin e dialogut rajonal midis vendeve-kandidate dhe kandidateve potenciale për anëtarësim në BE dhe për anëtarësim në Komsionin Evropian.

Rrjeti RENA është disenjuar që ta avancojë bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi në fushën e mjedisit të jetesës dhe ndryshimeve klimatike dhe përkrahet nga Komsioni Evropian.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *