Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti takoi Ambasadorin zvicran

Ahmeti takoi Ambasadorin zvicran

26 shtator-Kryetari Ahmeti nënvizoi që Bashkimi Demokratik për Integrim angazhohet për debat konstruktiv, dialog midis subjekteve politike dhe shoqërore në të mirën e vendit nëpërmjet të pajtimit dhe mirëkuptimit midis komuniteteve. Bashkimi Demokratik për Integrim është plotësisht i pregaditur për shfrytëzimin e të gjitha mekanizmave institucional, në përputhje me Rregullorën e Parlamentit dhe Kushtetutës, për realizimin e zotimeve të veta para qytetarëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot Ambasadorn e Zvicrës në Maqedoni, Stefano LazzarottoAmbasadori zvicran Lazzarotto i prezantoi zhvillimet e fundit rreth Institutit Parlamentar si dhe shfaqi interesin e tij për situatën aktuale politike në Maqedoni. Lazzarotto elaboroi proektin e mbështetur nga Ambasada Zvicrane në Maqedoni rreth themelimit dhe funksionimit të Institutit Parlamentar.
Kryetari Ahmeti theksoi mbështetjen e plotë të Bashkimit Demokratik për Integrim për funksionimin e Institutit Parlamentar i cili do t’i kishte ndihmuar deputetët e Maqedonisë në punët e tyre. Ahmeti falëmnderoi qeverinë zvicrane për ndihmën duke rikujtuar edhe proektin e suksesshëm të dialogut politik midis partive politike në Maqedoni të mbështetur po ashtu nga Zvicra.Sa i përket interesimit të Ambasadorit zvicran rreth situatës aktuale politike në Maqedoni, Kryetari Ahmeti nënvizoi që Bashkimi Demokratik për Integrim angazhohet për debat konstruktiv, dialog midis subjekteve politike dhe shoqërore në të mirën e vendit nëpërmjet të pajtimit dhe mirëkuptimit midis komuniteteve. Bashkimi Demokratik për Integrim është plotësisht i pregaditur për shfrytëzimin e të gjitha mekanizmave institucional, në përputhje me Rregullorën e Parlamentit dhe Kushtetutës, për realizimin e zotimeve të veta para qytetarëve.Ambasadori Zvicran u pajtua me qëndrimet e Kryetarit Ahmeti rreth nevojës për dialog në të gjitha nivelet duke theksuar se Zvicra është e interesuar për një vend dhe rajon stabil që e ndihmojnë edhe zhvillimin ekonomik.Kryetari Ahmeti ripërsëriti që integrimi i vendit në NATO dhe në BE mbetet synim prioritar i Bashkimit Demokrat për Integrim si dhe i Maqedonisë dhe kjo më së miri arrihet nëpërmjet të investimit në marrëdhënie të shëndosha ndëretnike, zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *