Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti takon raportuesin Hovit

Ahmeti takon raportuesin Hovit

19 shtator-Kryetari Ahmeti theksoi që synimi prioritar i vendit mbetet integrimi në NATO dhe në Bashkimit Evropian ndërsa Maqedonia duhet të vazhdojë të investojë në marrëdhënie të shëndosha ndëretnike, të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit, të ketë marrëdhënie të mira ndërfqinjësore si dhe të bëjë përpjekje për zhvillim ekonomik të vendit.

Sot në selinë e Bashkimit Evropian në Shkup, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka takuar raportuesin e Parlamentit Evropian për Maqedoninë, Riçard Hovit.Hovit shprehu interesim për zhvillimet e fundit politike në Maqedoni, situatën e përgjithshme në vend dhe rajon si dhe prospektet Euroatlantike të Maqedonisë.
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë theksoi që rëndësia të cilën Brukseli ia përkushton Marrëveshjes së Ohrit është kapitale dhe që institucionet e Bashkimit Evropian kanë intensifikuar përpjekjet për të arritur përparim në Këshillin Evropian rreth të ardhmës europiane të Maqedonisë. Z. Hovit gjithashtu theksoi që Maqedonia nuk ka asnjë alterantivë tjetër përveq se Bashkimit Evropian. Miku i Maqedonisë nënvizoi atmosferën pozitive që mbretëron në Bruksel dhe kënaqësinë për avancimin pozitiv të dialogut substancial me BEnë.Kryetari Ahmeti shprehu mirënjohje për përkushtimin serioz të Bashkimit Evropian dhe e cilësoi këtë vizitë, bashkë me atë të z. Fyle, si pozitive dhe e dobishme dhe u pajtua me bashkëbiseduesin që Maqedonia dhe rajoni nuk kanë alternativë tjetër përveq së NATO dhe BE. Lideri i BDI ritheksoi pritjet për raport pozitiv në tetor të këtij viti si dhe për përparim në konkluzat e Këshillit Evropian në dhjetor pasi që Maqedonia do të vijojë të realizojë reformat e kërkuara nga Bashkimi Evropian.Më pas, Kryetari Ahmeti shtjelloi situatën aktuale në vend duke shprehur bindjen që Maqedonia ka kapacitete institucionale për tejkalim të situatës dhe që Bashkimi Demokratik për Integrim bënë përpjekje brenda mekanizmave demokratik për realizim të synimeve politike në të mirën e vendit dhe të qytetarëve.Kryetari Ahmeti theksoi që synimi prioritar i vendit mbetet integrimi në NATO dhe në Bashkimit Evropian ndërsa Maqedonia duhet të vazhdojë të investojë në marrëdhënie të shëndosha ndëretnike, të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit, të ketë marrëdhënie të mira ndërfqinjësore si dhe të bëjë përpjekje për zhvillim ekonomik të vendit. Por, proceset e mëdha kërkojnë guxim, respekt për dallimet si dhe jo qasje selektive ndaj paqartësive. Proceset për ditë më të mira njëkohësisht kërkojnë çmim dhe sakrificë, por edhe shpërblimi për vendin dhe qytetarët nuk do të mungojë në të ardhmën.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *