Home / Lajme / Maqedoni / Aksidentet e shumta nga kafshët në rrugë

Aksidentet e shumta nga kafshët në rrugë

27 shtator-Në ndërkohë, gjatë vitit të kaluar në rrugën Tetovë-Gostivar, apo në segmentin rrugor nga Saraji deri në Strazhë, gjithsej kanë ndodhur 291 akisdente trafiku, prej të cilëve 125 i kanë shkaktuar kafshët, në shumicën e rasteve qent endacak, qëndron në një raport të publikuar nga Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë.

Krahas rrezikut për këmbësorët qent endacak poashtu janë shkaktarë të 44 aksidenteve të trafikut në autostradën Tetovë-Gostivar gjatë tetë muajve të kaluar.

Numri më i madh i këtyre aksidenteve janë rregjistruar në muaj gusht (14) dhe prill (8) kurse disa aksidente shtesë janë rregjistruar në daljet nga autostrada kanë qenë të paraqitura si rezultat i lëvizjes së pakontrolluar të qenve endacak në këtë rrugë.Gjendja më e mirë nuk është as në magjistralen Tetovë-Shkup dhe në rrugën rregjionale Tetovë-Jazhincë.

Në këto rrugë gjatë natës dhe orëve të hershme të mëngjesit thuajse çdo ditë vërehen kafshë të goditura nga automjetet.

Pasiguria në këto rrugë është rritur kohëve të fundit si pasojë e daljes së kafshëve në rrugë është rritur kohëve të fundit, kurse kësaj i ka ndihmuar faktori njeri, të cilët kanë dëmtuar rrethojat e metalta.

Policia thotë se mburrojat dëmtohet pasi që happen rrugë të egra për të kaluar autostradën, kurse në shumicën e rastev edhe vidhen.Sipas policisë, të dhënat e deritanishme flasin se mburrojat prej metali përgjatë rrugës edhe në të kaluarën por edhe në këtë kohë janë shumë të dëmtuara por një pjesë e saj është vjedhur dhe kjo u mundëson kafshëve që të dalin në rrugë pa ndonjë pengesën.

Banorët të cilët çdo ditë e frekuentojnë këtë rrugë thonë se ndjehen të rrezikuar nga paraqitjet e kafshëve në këtë rrugë si pasojë e mospasjes së mburrojave, transmeton TV KOHA

“Në këtë rrugë me vite të tëra janë shkatërruar telat prej metali dhe jemi në rrezik permanent kur lëvizim me makina. Përgjegjësit për mirëmbajten e rrugës duhet të rregullojnë telat mbrojtës sepse pasojat i ndiejmë ne si udhëtarë që qarkullojmë çdo ditë, kurse për shfrytëzimin e rrugës ne paguajmë në pikat pagesore”, thotë një banorë nga fshati Pirok.

Në magjistralen Tetovë – Shkup në periudhën e kaluar kanë ndodhur gjithsej 18 aksidente të shkaktuar nga kafshët, ku 17 prej tyre kanë qenë qen endacak.

Ndërsa në magjistralen Tetovë –Gostivar , në periudhën tetë muajore kanë ndodhur reth 44 aksidente ku shkaktar kanë qenë kafëshët, ku 38 aksidente kanë qenë në rajonin e Tetovës të magjistrales ndërsa vetëm 6 kanë qenë në rajonin e Gostivarit, transmeton TV KOHA.

Në ndërkohë, gjatë vitit të kaluar në rrugën Tetovë-Gostivar, apo në segmentin rrugor nga Saraji deri në Strazhë, gjithsej kanë ndodhur 291 akisdente trafiku, prej të cilëve 125 i kanë shkaktuar kafshët, në shumicën e rasteve qent endacak, qëndron në një raport të publikuar nga Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë.

Gjatë ditës disa herë tentuam të kontaktojmë me autoritetet e fondit të rrugëve por atje kanë qenë të pakapshëm për të dhënë pronocim zyrtar mbi këtë problem disa vjeçar në autostradën Tetovë-Gostivar.
TV KOHA

Vërejtje:Çdo tekst i huazuar nga kjo ueb faqe duhet të citohet ose të shënohet komplet adresa e ueb faqes. Në të kundërtën do të meren masa ligjore ndaj atyre që marrin lajme nga kjo ueb faqe dhe nuk e tregojnë burimin.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *