Home / Lajme / Maqedoni / Aksion i dhurimit të gjakut dhe aksion grumbulimi për produkte ushqimore para Ambasadës amerikane

Aksion i dhurimit të gjakut dhe aksion grumbulimi për produkte ushqimore para Ambasadës amerikane

10 shtator-“Kujtohemi se mes atyre pothuajse tre mijë njerëzve të pafajshëm të cilët i kemi humbur në atë ditë, kishte qindra qytetarë nga më shumë se 90 shtete. Mes tyre kishte edhe burra dhe gra dhe të rinj dhe pleq, nga shumë raca dhe fe”, theksoi Uolers dhe iu falenderua ambasadorëve të cilët ishin prezent.

Ambasada amerikane në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Qytetit të Shkupit sot para hyrjes së Ambasadës organizoi aksion të dhurimit të gjakut dhe aksion për grumbullim të produkteve ushqimore.

Në fjalimin para të pranishmëve ambasadori amerikan Pol Uolers tha se kjo ngjarje është nismë e presidentit Barak Obama që aplikohet në mbarë botën në nder të viktimave të 11 shtatorit përmes një dite globale në shërbim të komuniteteve.

“Kujtohemi se mes atyre pothuajse tre mijë njerëzve të pafajshëm të cilët i kemi humbur në atë ditë, kishte qindra qytetarë nga më shumë se 90 shtete. Mes tyre kishte edhe burra dhe gra dhe të rinj dhe pleq, nga shumë raca dhe fe”, theksoi Uolers dhe iu falenderua ambasadorëve të cilët ishin prezent.

Menjëherë pas 11 shtatorit, theksoi ai, shumë amerikanë dëshironin t’u ndihmojnë dhe t’u shërbejnë bashkëqytetarëve dhe komuniteteve të tyre.

Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Maqedonisë, Sait Saiti theksoi se bashkësitë e ndjeshme presin ndihmë dhe mbështetje në përballjen me sfidat lokale dhe globale.

“Jemi të pranishëm në të gjitha komunitetet në shtet dhe me këtë rast i promovojmë idealet e lëvizjet të cilat janë të njohura në mbarë botën. Angazhimet themelore janë të orientuara drejt përmirësimit të jetës dhe zvigëlimit të vuajtjes së popullatës së ndjeshme. Fuqia e humanitetit siguron Kryqi i Kuq që të sendërtohet në solidaritetin dhe humanizmin mes njerëzve”, shtoi Saiti.

Në ngjarje ishin të pranishëm kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ministri i Ekonomisë, Valon Saraçini, deputetë, ambasadorë, përfaqësues të bashkësive fetare…

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *