Home / Lajme / Maqedoni / Anulohen seancat e dy trupave të Kuvendit

Anulohen seancat e dy trupave të Kuvendit

11 shtator-Me kërkesë të BDI-së është anuluar edhe seanca e Këshillit të kanalit të Kuvendit, në të cilën duhet që të shqyrtohet gjendja me transmetimin e TV-sinjalit të Kanalit të Kuvendit (problemet me transmetimet në përkthimin në gjuhën që flasin të paktën 20 për qind e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Seanca e Komsionit të Kuvendit për punë dhe politikë sociale, në të cilën në rend dite është propozim ligji për të drejtat e veçanta të pjesëtarëve të forcave të sigurisë të Republikës së Maqedonisë është anuluar për shkak të detyrimeve partiake të deputetit të BDI-së Talat Xhaferi, i cili është në listën e personave që do të diskutojnë.

Kryetarja e Komisionit, Cvetanka Ivanova tha se edhe sot, si edhe dje, do të anulohet seanca për shkak të mungesës së deputetit, por tha se kjo nuk do të ndodhë përsëri.

Me kërkesë të BDI-së është anuluar edhe seanca e Këshillit të kanalit të Kuvendit, në të cilën duhet që të shqyrtohet gjendja me transmetimin e TV-sinjalit të Kanalit të Kuvendit (problemet me transmetimet në përkthimin në gjuhën që flasin të paktën 20 për qind e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë).

Kryetari i Këshillit Jani Makraduli theksoi se tema është e rëndësishme dhe i prek të gjitha grupet pralamentare në Kuvend. “Nuk është korrekte që të punojmë pa të gjitha grupet parlamentare”, tha Makraduli.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *