Home / Sport / Arbëresha kthehet me medalje të artë nga Serbia, fitoren ia kushton 100 vjetorit të pavarësisë

Arbëresha kthehet me medalje të artë nga Serbia, fitoren ia kushton 100 vjetorit të pavarësisë

16 shtator-“Uroj që ky vit të jet vit I fitoreve të një pas njëshme të të gjithë shqiptarëve kudoqofshin që garojnë dhe këtë 100 vjetorë ta shënojmë me suksese të njemëndëta”, potencoi Arbëresha e cila përveç suksesit në sport ajo është e suksesshme edhe në mësime.

Klubi I xhudistëve “Ippon” nga Shkupi përsëri ka shkëlqyer me suksesin e tij në garat ndërkombëtare të xhudosë që u mbajtën në Prokuplje të Serbisë.
Arbëresha Rexhepi ka dominuar ndaj të gjithëve duke u dekoruar me medaljen e artë ndërsa Hamza Jashari po nga I njejti klub me medaljen e bronztë.
Ky sukses i radhës për Arbëreshën tregon qarte se talenti, puna e palodhshme dhe ambiciet nuk njehin asgjë tjetër vetëm suksesit.
Drejtues të këtij klubi thanë se ndihen të lumtur që nga radhët e veta kanë arrit të kenë garues të denjë edhe për arenën ndërkombëtare, pasi Arbëresha Rexhepi tregoi sukses , duke garuar në grupmoshat e juniorëve në mesin e 360 xhudistëve nga Serbia, Mali I Zi, Bullgaria, Greqia dhe nga Maqedonia sidomos kur në mesin e tyre ishin prezent dy shqiptarë dhe të dy u larguan me medalje.
Sipas tyre, në këtë garë të fortë, xhudistët e klubit “Ippon” në veçanti patën suksese të mëdha, sepse u kthyem me medalje të arte dhe një të bronztë.
Suksesi I radhës së Arbëreshës por edhe Hamzës janë dëshmi e vlerave të të rinjëve shqiptarë, të cilët dëshmohen vazhdimisht me rezultate në të gjitha fushat.
Arbëresha pas dekorimit theksoi për mediat se këtë medalje ia kushton 100 vjetorit të Flamurit shqiptarë dhe shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë si shtet i pavarur dhe sovran.
“Uroj që ky vit të jet vit I fitoreve të një pas njëshme të të gjithë shqiptarëve kudoqofshin që garojnë dhe këtë 100 vjetorë ta shënojmë me suksese të njemëndëta”, potencoi Arbëresha e cila përveç suksesit në sport ajo është e suksesshme edhe në mësime.
Drejtuesit e klubit “Ippon, theksuan se të dy xhudistët shqiptarë nga Shkupi edhe një herë demonstruan aftësinë e tyre dhe treguan se si duhet të luftohet në dysheme.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *