Home / Lajme / Maqedoni / Arifi konfirmoi se ka marrë sinjal nga përfaqësuesit e lartë të KE-së se raporti i tetorit për Maqedoninë do të jetë pozitiv

Arifi konfirmoi se ka marrë sinjal nga përfaqësuesit e lartë të KE-së se raporti i tetorit për Maqedoninë do të jetë pozitiv

28 shtator-“E gjithë kjo pres që të zyrtarizohet në ditën kur raporti do të prezantohet. Megjithatë në parim, edhe një herë do të theksoja se procesi i Dialogut inkuadrues në shkallë të lartë me të vërtetë u tregua si një proces shumë i nevojshlm i të dy palëve për avancim dhe përparim në hapjen e aktiviteteve që kanë të bëjnë me BE-në në vendin tonë”, konkludoi Arifi.

Zëvendëskryetarja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë e angazhuar për integrime evropiane Teuta Arifi sot në Bruksel realizoi takime me përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian nga të cilët ka marrë sinjal se raporti i ardhshëm i Komisionit për avancimin e Maqedonisë në afrimin drejt Bashkimit Evropian, për të katërtën herë rresht do të jetë pozitiv.

Arifi sot në mëngjes në godinën e “Sharlemanj”, lajmëroi korrspondenti i MIA-s, realizoi takime të veçanta me Stefano Saninon, drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë për zgjerim pranë KE-së, si dhe me Aleksandra Kas Granje, e cila ndodhet në krye të Sektorit “B” në Drejtorinë e njëjtë për zgjerim, ku punohet në dosjen e “Republikës së Maqedonisë”. Në takimet me Saninon dhe Kas Granjen, njeriut të parë të angazhuar për eurointegrimet e Maqedonisë i janë paraqitur pjesë që do të gjenden në raportin e KE-së i cili do të jetë i gatshëm më 10 tetor, ndërsa është biseduar edhe për suksesin e tre raundeve të Dialogut inkuadrues të nivelit të lartë (HLAD).

“Sot pata mundësi të marrë pjesë në leximin standard dhe paraqitjen e raportit që Komisioni Evropian e bën për Maqedoninë çdo vit. Mund të them se konkluzioni dhe pritja ime është se raporti, si edhe çdo vit, apsolutisht do ta reflektojë realitetin në vendin tonë. Ky realitet është pozitiv dhe apsolutisht ashtu edhe do të jetë”, deklaroi Arifi pas përfundimit të takimeve.

Sipas zëvendëskryeministres për eurointegrime, me përfaqësuesit e lartë të Komisionit kanë biseduar edhe për HLAD-in, me ç’rast është theksuar se ky proces që zgjat më pak se një vit, në të cilin është punuar bashkarisht dhe me baza të partneritetit me Bashkimin Evropian, është treguar si shumë proces pozitiv që, sipas Arifit, jep mundësi që të avancohet në kriteret politike që cilat kanë të bëjnë në inkuadrimin e Maqedonisë në BE.

“Kjo pres të japë rezultate pozitive edhe në të ardhmen në procesin e bashkangjitjes së Maqedonisë drejt Unionit” është decide Arifi.

Në pyetjen e korrespondentit të MIA-s, nëse mundet përgjithësisht të pritet se Maqedonia për të katërtën herë njëra pas tjetrës do të marrë raport pozitiv nga KE-ja dhe rekomandimet për marrjen e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, nënkryeministrja e angazhuar për eurointegrimet u përgjigj se konsideron se atmosfera pozitive do të jetë e pranishme.

“E gjithë kjo pres që të zyrtarizohet në ditën kur raporti do të prezantohet. Megjithatë në parim, edhe një herë do të theksoja se procesi i Dialogut inkuadrues në shkallë të lartë me të vërtetë u tregua si një proces shumë i nevojshlm i të dy palëve për avancim dhe përparim në hapjen e aktiviteteve që kanë të bëjnë me BE-në në vendin tonë”, konkludoi Arifi.

Zëvendëskryeministrja sot nuk pati mundësi që të takohej me eurokomisarin për zgjerim të BE-së Shtefan Fyle për shkak të vizitës së tij të punës në Armeni. Edhe pse ende zyrtarisht nuk është konfirmuar, pikërisht në kuadër të përgatitjes së raportit për Maqedoninë, Fyle të hënën paralajmëron se do ta vizitojë edhe Greqinë, ku me autoritetet greke do të bisedojë me qëllim që të zbuten reagimet e tyre për shkak të vlerësimit pozitiv të Drejtorisë së tij për vendin tonë

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *