Home / Lajme / Rajon / Armata turke ndërmori aksion të madh kundër PPK-së në qarkun Hakqari

Armata turke ndërmori aksion të madh kundër PPK-së në qarkun Hakqari

27 shtator-Gjatë natës së kaluar ka pasur përleshje mes forcave turke të sigurisë dhe një grupi kryengritësish nga PPK-ja. Një ushtar turk dhe një numër i madh i anëtarëve të PPK-së janë vrarë në përleshjet, kumtoi NTV.

Armata turke dje ndërmori operacion të madh kundër kryengritësve nga Partia Punëtore Kurde (PPK) në rajonin e Çukurxha, në qarkun e Hakqari në kufirin me Irakun , njoftuan kanalet televizive turke Si-En-En-Turk dhe NTV.

Në suaza të aksionit, të quajtur “Pastrim vjeshtor” në rajonin mes luginës Kazan dhe Kavushat janë dërguar ushtarë dhe automjete të blinduara. Operacioni zbatohet me mbështetje nga ajri.

Gjatë natës së kaluar ka pasur përleshje mes forcave turke të sigurisë dhe një grupi kryengritësish nga PPK-ja. Një ushtar turk dhe një numër i madh i anëtarëve të PPK-së janë vrarë në përleshjet, kumtoi NTV.
Autoritetet turke urdhëruan mbylljen e 15 shkollave në qytetin Akçakale në Turqinë Juglindore dhe në fshatrat për rreth për shkak të të shtënave mes armatës siriane dhe kryengritësve sirian në afërsi të kufirit me Turqinë.

Autoritetet e morën vendimin pasi që prindërit kanë shprehur shqetësim në lidhje me ndodhitë afër kufirit.

Javën e kaluar shkollat në Akçakale u mbyllën disa ditë pasi që shkolla dhe disa shtëpi në qytetin u qëlluan nga plumba endacakë. Tre banorë të qytetit u plagosën atëherë gjatë të shtënave në rajonin e pikës kufitare siriane Tal al Abjad

Gjithashtu lexo

Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Një telefonatë e mbërritur paraditen e së dielës në numrin e emergjencave 112, ka lajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *