Home / Sport / Asani debuton me fitore në Azerbejxhan

Asani debuton me fitore në Azerbejxhan

Asani te skuadra e re do të mbajë numrin 88-të, ndërsa që tani vërehet se do të jetë pjesë e formacionit të parë. Ai që në debutim është dalluar me lojë të mirë, ka kontribuar shumë në suksesin e skuadrës së tij, ndërsa në minutën e 76-të është ndëshkuar me karton të verdhë.

Futbollisti shkupjan Bujamin Asani ka debutuar me sukses në kampionatin elitar të Azerbejxhanit, pasi skuadra e tij e re Kepezi, ka shënuar fitore 1:0 përballë Qabalas. Ky ishte dueli i javës së pestë në Ligën e Parë të Azerbejxhanit, ndërsa Kepezi pas katër humbjeve të njëpasnjëshme, arrin të mer fitoren e parë dhe tre pikët e para në sezonin e ri. Pjesë e këtij suksesi për 90-të minuta ka qenë edhe Asani, i cili vetëm një javë më parë i është bashkuar kësaj skuadre, në transferimin nga Rufeja e Miletinës. Asani te skuadra e re do të mbajë numrin 88-të, ndërsa që tani vërehet se do të jetë pjesë e formacionit të parë. Ai që në debutim është dalluar me lojë të mirë, ka kontribuar shumë në suksesin e skuadrës së tij, ndërsa në minutën e 76-të është ndëshkuar me karton të verdhë. Debutimi i suksesshëm është paralajmërim i mirë për të ardhmen, pasi që, Bujamin Asani që në momentin e transferimit u shpreh i bindur për të patur aventurë të suksesshme në Azerbejxhan. Kepezi pas pesë javëve grumbullon tre pikët e para dhe për momentin mban vendin e fundit në renditje. Ndeshjen e rradhës Asani dhe Kepezi do ta kenë në transfertë, kur më 24 shtator do të përballen me skuadrën Simurq.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *