Home / Sport / ‘Ballistët’: “Suat Zendeli, ti je i joni…”

‘Ballistët’: “Suat Zendeli, ti je i joni…”

Duke vlerësuar lartë kontributin e Qatip Osmanit dhe portierit Suat Zendelit në fanellën ‘kuqezi’, publiku tetovar vazhdimisht i duartrokite edhe pse kësaj rradhe ishin në taborin kundërshtar.

Ndeshja ndërmjet Renovës dhe Shkëndijës si që pritej përpos futbollistëve ‘kuqezi’, në qendër të vëmendjes bartën edhe legjendën e Shkëndijës, Qatip Osmanin dhe portierin Suat Zendeli, që të dy tani më pjesë të Renovës. Duke vlerësuar lartë kontributin e tyre në fanellën ‘kuqezi’, publiku tetovar vazhdimisht i duartrokite edhe pse kësaj rradhe ishin në taborin kundërshtar. Mirëpo situatë interesante solli momenti kur portieri i Renovës, Suat Zendeli, gaboi rëndë në pranimin e golit të parë, ndërsa i tërë stadiumi u cua në këmbë dhe duartrokiti atë. Madje një kohë të gjatë në triubuna u dëgjuan brohoritjet: ‘Suat Zendeli, ti je i joni….!’. Normal vetë portieri i Renovës ishte më i prekur me gabimin e bërë, duke u kërkuar falje bashkëlojtarëve. “Më vjen shumë keq për atë gabim, që ndryshoi kahjen e lojës. Pranoj fajin dhe marr përgjegjësi të plotë për këtë gabim, ndërsa u kërkoj falje bashkëlojtarëve që i penalizova në atë mënyrë. Unë më së pak dëshiroja një gjë të tillë, ndoshta kisha pranuar disfatë edhe më të thellë, vetëm e vetëm që mos isha fajtor i ndonjë goli të pranuar. Por, ja që ndodhi dhe kthim prapa s’ka” deklaroi gardiani shkupjan, Suat Zendeli, i cili mbetet ndër futbollistët më të dashur të publikut tetovar.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *