Home / Lajme / Maqedoni / Banorët e Sllatinës dhe Dobroshtit shfrytëzojnë ujë të ndaluar

Banorët e Sllatinës dhe Dobroshtit shfrytëzojnë ujë të ndaluar

6 shtator-. Edhe pse nuk paraqet ndonjë rrezik për ndonjë ndotje të ujit, megjithatë e njejta nuk duhet që të ekzistojë në rrjetin e ujësjellësit. Ne kemi njoftuar institucionet përkatëse se uji nuk është për pije në ato fshatra”, tha Ratko Davidovski nga enti për mbrojtje shëndetësore në Tetovë.

Urim Hasipi
Tetovë-Uji i pijshëm ende mbetet problem akut per banoret e fshatrave që gravitojnë në aksin rrugorë Tetovë-Jazhincë. Banorët e fshatit Sllatinë dhe fshatit Dobrosht që gravitojnë në komunën e Tearcës shfrytëzojnë ujin e lumenjëve për pije dhe për nevoja të tjera. Që në fillim të sezonit veror uji i Lumit kyçet në sistemin e ujësjellësit dhe pastaj përdoret për nevojat e përditshme të këtyre banorëve. Nga ana tjetër enti për mbrojtje të shëndetit në Tetovë, pas analizave të kryera në çezmat e Xhamisë, ambulancës dhe shkollave ka dalur me qëndrim se uji në këto vendbanime nuk është për pije. Megjithatë në këto vendbanime banorët kanë njohuri se uji nuk është për pije por të njetin e shfrytëzojnë për nevojat tjera ditore. “Këtu nuk bëhet fjalë për mungesë të ujit sepse ujë ka por problemi është se nga keqpërdorimi i madh kemi mungesë të ujit dhe pastaj jemi të detyruar që të kyçim lumenjtë në ujësjellës. Banorët duhet të zgjedhin se nëse dëshirojnë të kenë ujë të pastër për pije, do të duhet të ndalojnë që të ujisin oborret e tyre, parqet, lokalet, prodhimet e tyre bujqësore nëpër kopshte e kështu me radhë. Nëse nuk ndalohet kjo dukuri atëherë ska zgjidhje tjetër, do të duhet që të furnizohen me ujë që vjen nga lumenjtë. Disa vite e kemi ndalur ujin, por kemi pasur reagime nga banorët dhe tash nuk e ndalojmë kurse tash ka ujë në sasi të mjaftueshme por nuk është edhe kjo zgjidhje”, thotë Adem Ademi, kryetarë i bashkësisë lokale të fshatit Sllatinë. Komuna nga ana tjetër thotë se këta dy vendbanime nuk janë në sistemin e menaxhimit nga ana e komunës për sa i përket çështjes së ujit. “Ua bëjë me dije se këta dy vendbanime nuk janë të kyçur në sistemin e menaxhimit të ujit nga ana e komunës. Me ujin në këto vendbanime menaxhojnë bashkësitë vendore. Neve si komunë kemi njohuri për rezultatet që janë negative për cilësinë e ujit dhe do të punojmë në periudhën e ardhëshme për të zgjidhur këtë problem për të mirën e të gjithë qytetarëve”, tha Isen Asani, kryetar i komunës së Tearcës. Situatë e njejtë është edhe më banorët e fshatit Dobrosht, të cilët poashtu një pjesë e tyre furnizohen me ujë nga lumenjtë ndërsa analizat edhe për këtë fshat kanë treguar se cilësia e ujit nuk është e mirë. Autoritetet lokale të këtyre fshatrave theksojnë se nga keqpërdorimet e mëdha të ujit, kanë qenë të detyruar që të kyçin lumenjt në ujësjellësit e tyre edhe pse i njejti nuk është për pije. Ata janë arsyetuar se banorët me ujin për pije ujisin oborret e tyre, prodhimet bujqësore dhe e keqpërdorin uji në maksimum. Por sipas tyre në rast se uji që vjen direkt nga burrimet shfrytëzohet racionalisht atëherë nuk ka mungesë të ujit për pije por në këtë mënyrë si harxhohet uji është e pamundur të furnizohen normalisht. Nga enti për mbrojtje shëndetësore në Tetovë, theksojnë se kjo komunë nuk ka ndarë mjete edhe pse është e obliguar që të paguajë për analizat e ujit. “Në mënyrë vullnetare ne bëjmë analizat e ujit në të gjitha vendbanimet në teritorin e Tetovës. Edhe pse nga komuna e Tearcës nuk është nënshkruar marrëveshje dhe kontratë për të paguar për këtë qëllim edhe pse janë të obliguar me ligj ne kemi marrë iniciativë në mënyrë vullnetare pasi që kemi pasur ankesa edhe nga banorët e fshatot Sllatinë por edhe të fshatit Dobrosht për cilësinë e ujit dhe kemi bërë analiza. Të njejtat kanë treguar se uji në këto fshatra nuk është për pije”, thotë Ratko Davidovski, nga enti për mbrojtje shëndetësore. Sipas tij. kohë më parë dy banorë të Dobroshit kanë gjetur të ashtuquajturën “qime e kalit” në ujin në çezmat e tyre dhe e kanë sjellur tek ne. “Pak para një kohe poashtu i njejti rast është paraqitur edhe në fshatin Sllatinë. Bëhet fjalë për parazit që zhvillohet pranë ujërave të lumenjëve dhe kur i njejti uj kyçet në ujësjellës atëherë ajo zhvillohet. Edhe pse nuk paraqet ndonjë rrezik për ndonjë ndotje të ujit, megjithatë e njejta nuk duhet që të ekzistojë në rrjetin e ujësjellësit. Ne kemi njoftuar institucionet përkatëse se uji nuk është për pije në ato fshatra”, tha Ratko Davidovski nga enti për mbrojtje shëndetësore në Tetovë. Sipas tij, analizat e ujit janë marrë nga çezmat e xhamive, ambulancave dhe shkollave kryesisht bëhet fjalë për ujra që përdoren nga masa dhe uji nuk i përmbushën kriteret që të përdoret për pije. “ Ne së shpejti sërish do të bëjmë analiza në këto vendbanime dhe të shohim gjendjen me ujin e pijshëm”, tha ai. Ndërkohë që në këto vendbanime ende nuk janë vendosur tabela që tregojnë se uji nuk duhet të shfrytëzohet për pije. Megjithatë banorët e këtyre fshatrave në shumicën e rasteve përdorin uj mineral ndërsa të çezmës e ziejnë dhe më pas e përdorin për pije. Këta dy fshatra janë ndër më të mëdhenjt për nga numri i banorëve në komunën e Tearcës, ndërsa problem me ujin e pijshëm kanë edhe banorët e fshatit Nerasht.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *