Home / Sport / Barca, Bayern e Man. UTD s’falin, Juve i merr pike Chelseat ne Londer

Barca, Bayern e Man. UTD s’falin, Juve i merr pike Chelseat ne Londer

Te medhate, edhe pse me veshtiresi, i kalojne me sukses perballjet e tyre, ndersa supersfida Chelsea-Juventus mbyllet ne barazim 2-2

Ne mbremjen e djeshme te Champions League skuadrat favorite arriten te kalojne me sukses sfidat e tyre, ku ndonese jo me pak veshtiresi, Barcelona fitoi 3-2 me Spartakun e Moskes, Bayern Munchen mundi Valencian 2-1, Manchester United me vetem nje gol te shenuar mori tre piket ndaj Galatasaray, ndersa supersfide Chelsea-Juventus perfundoi ne barazim 2-2. Surpriza e mbremjes se djeshme ishte Cluj, qe fitoi paster 2-0 ne transferte me Bragen.

Grupi E – Chelsea e nis ne fushen e vet mbrojtjen e kurores, ku perballe kishte kampionet e Italise, Juventus, e rikthyer ne garen e madhe evropiane pas nje mungese prej tre sezonesh. Ka qene nje ndeshje me grinte, por qe ne fund perfundoi ne barazim 2-2, por me blute e Londres qe ishin ne avantazh te dyfishte deri ne minuten e 38-te. Oscar zhbllokon rezultatin ne te 31’, dhe po ky lojtar dy minuta me pas thyen serish Bufon, per t’i dhene Chelsea qetesine e duhur. Por italianet nuk dorezohen dhe Vidal (38’) rihap takimin. Ne pjesen e dyte bardhezinjte kane nje dominim te lehte dhe 10 minuta para perfundimit arrijne te barazojne. Eshte Fabio Quagliarella qe brenda zone, me qetesi, mposht Peter Cech, ndersa ne fund po ky lojtar mund te kishte bere qe Juventus te merrte tre piket, por gjuajtja e tij u perplas ne traverse. Perfundimisht 2-2 ne nje ndeshje qe te dy skuadrat dhane maksimumin e tyre per ta fituar.
Ne ndeshjen tjeter te ketij grupi Shakhtar Donetsk ka fituar me rezultatin e paster 2-0 kunder Nordsjaelland, duke marre menjehere kryesimin. Per ukrainasit shenoi Mkhitaryan ne minuten e 44-t dhe 76-te.

Grupi F – Bayern Munchen jep leksione ndaj Valencias. Finalistet e vjetshem te Champions Lige, ne prezantimin e tyre te pare perballe publikut qe nga sfida e humbur me Chelsea, i rikthejne buzeqeshjen tifozeve me nje fitore 2-1, e arritur pas nje sfide te dominuar dhe per me teper dhe me Ribery e Robben ne fushe. Golat megjithate kane te tjere autore, pasi ne pjesen e pare eshte nje asist i holandezit qe cliron ne goditje Schweinsteiger ndersa ne fraksionin e dyte mendon Kros per te vendosur ne kasaforte tre piket, pavaresisht se Valencia do te shkurtoje diferencen me Valdez ne minuten e 91-te. Ne fund Mandzukic mund te kishte shenuar dhe golin e tij te pare evropian per bavarezet, por gabon nga pika e bardhe.
Bate Borisov do ta mbaje mend gjate 19 shtatorin e 2012 si diten e fitores se pare ne fazen e grupeve te Champions League. Kampionet bjelloruse shokojne Francen me nje fitore 3-1 ndaj nenkampioneve te Lille. Lindoret zgjidhin gjithcka qe ne pjesen e pare, ku eurogoli i Volodko ndiqet nga realizimet e Rodionov dhe Oleknovic, ndersa Lille mjaftohet me golin e flamurit te Shezu.

Grupi G – Barcelona vuan, por ne fund fiton, sepse ka ne skuader Lionel Mesi. Show i argjentinasit nderon katalanasit, qe pasi krijojne pershtypjen e nje goleade ndaj ruseve te Spartak Moskes, pas golit te shpejte te Tello, nenvleresojne moskovitet e Unai Emeri, duke i dhuruar barazimin me Alvesh (autogol) dhe me pas duke pesuar dhe golin e dyte te Romulos.
Spartak “fluturon”, por Mesi i vetem i pret krahet, duke ndeshkuar dy here miqte per fitoren e vuajtur 3-2, por qe gjithsesi ka te njejten vlere si gjithe te tjerat, ate te tre pikeve. Ne sfiden tjeter te grupit, Benfica mund te quhet e kenaqur me nje pike ne Skoci ndaj Celtic (0-0).

Grupi H – Manchester United e nis gjithashtu me fitore fushaten e tij ne kompeticionin e kampioneve, pasi mund 1-0 ne “Old Traford” Galatasaray, me nje gol te Carrick, ndersa ne pjesen e dyte Nani shperdoron dhe nje 11-metersh. Kur Braga shiti dy vjet me pare Rafael Basto duhet ta kishte menduar dy here, pasi braziliani u rikthye duke realizuar hakmarrjen e tij ndaj portugezeve me dy gola qe i japin nje fitore surprize rumuneve te Clujit ne transferte.

BAYERN MUNICH – VALENCIA 2-1
Shenues: Schweinsteiger 38’, Kroos 76’ / Valdez 90’+1’
BAYERN MUNICH: 1-Manuel Neuer; 21-Philipp Lahm, 17-Jerome Boateng, 4-Dante, 28-Holger Badstuber; 8-Javi Martinez (30-Luiz Gustavo 69), 31-Bastian Schweinsteiger, 10-Arjen Robben, 39-Toni Kroos, 7-Franck Ribery (25-Thomas Mueller 46); 14-Claudio Pizarro (9-Mario Mandzukic 63).
VALENCIA: 1-Diego Alves; 12-Joao Pereira, 4-Adil Rami, 20-Ricardo Costa, 3-Aly Cissokho; 24-Tino Costa, 21-Dani Parejo; 8-Sofiane Feghouli, 7-Jonas (16-Nelson Valdez 63’), 17-Andres Guardado (15-Jonathan Viera 71’); 9-Roberto Soldado (14-Antonio Barragan 88’).
Gjyqtar: Firat Aydinus (Turqi)
Karton i kuq: Adil Rami (Valencia) 90’+3’

Lille – BATE Borisov 1-3
Shenues: Chedjou 60’ / Volodko 6’, Rodionov 20’, Olekhnovich 43’
LILLE: 1-Mickael Landreau, 2-Mathieu Debuchy (15-Djibril Sidibe 85’), 25-Marko Basa, 22-Aurelien Chedjou, 3-Lucas Digne; 4-Florent Balmont, 24-Rio Mavuba; 8-Salomon Kalou, 10-Marvin Martin (26-Nolan Roux 46’), 7-Dimitri Payet; 9-Tulio De Melo (11-Ryan Mendes 46’)
BATE Borisov: 35-Andrei Gorbunov; 8-Aleksandr Volodko, 14-Artem Radkov, 22-Marko Simic, 33-Denis Polyakov; 18-Maksim Bordachev, 23-Edgar Olekhnovich, 2-Dmitri Likhtarovich (32-Mikhail Sivakov 66’), 17-Aleksandr Pavlov (10-Renan Bressan 80’); 15-Aleksandr Hleb, 20-Vitali Rodionov (13-Dmitri Mozolevski 89’)
Gjyqtar: Marcin Borski (Poloni)

BARCELONA – SPARTAK MOSKE 3-2
Shenues: Tello 14’, Messi 71’, 80’ / Alves 29’ (ag), Romulo 59’
BARCELONA: 1-Victor Valdes; 2-Dani Alves (9-Alexis Sanchez 64’), 3-Gerard Pique (25-Alex Song 12’), 14-Javier Mascherano, 21-Adriano; 4-Cesc Fabregas, 16-Sergio Busquets, 6-Xavi; 17-Pedro, 10-Lionel Messi, 37-Cristian Tello (7-David Villa 74’)
SPARTAK: 31-Andriy Dykan; 7-Kirill Kombarov (34-Evgeni Makeev 46’), 17-Marek Suchy, 2-Juan Insaurralde, 23-Dmitry Kombarov; 8-Aiden McGeady, 21-Kim Kallstrom (19-Jose Manuel Jurado 78’), 37-Romulo, 6-Rafael Carioca, 9-Ari (10-Artem Dzyuba 83’); 29-Emmanuel Emenike.
Gjyqtar: Milorad Mazic (Serbi)

CELTIC – BENFICA 0-0
CELTIC: 1-Fraser Forster; 2-Adam Matthews, 6-Kelvin Wilson, 21-Charlie Mulgrew, 23-Mikael Lustig (25-Thomas Rogne 63’); 15-Kris Commons, 67-Victor Wanyama, 8-Scott Brown, 3-Emilio Izaguirre (88-Gary Hooper 66’); 49-James Forrest, 7-Nicolas Fedor
BENFICA: 1-Artur; 34-Andre Almeida, 24-Ezequiel Garay, 33-Jardel, 25-Melgarejo; 21-Nemanja Matic, 10-Pablo Aimar (7-Oscar Cardozo 63’), 35-Enzo Perez; 20-Nicolas Gaitan (9-Nolito 83’), 18-Eduardo Salvio, 19-Rodrigo (8-Bruno Cesar 70’)
Gjyqtar: Nicola Rizzoli (Itali)

MANCHESTER UNITED – GALATASARAY 1-0
Shenues: Carrick 7’
MANCHESTER UNITED: 1-David De Gea; 2-Rafael, 6-Jonny Evans, 15-Nemanja Vidic, 3-Patrice Evra; 7-Antonio Valencia, 16-Michael Carrick, 22-Paul Scholes (24-Darren Fletcher 79’), 17-Nani; 26-Shinji Kagawa (19-Danny Welbeck 84’); 20-Robin van Persie (14-Javier Hernandez 81’)
GALATASARAY: 25-Fernando Muslera; 27-Emmanuel Eboue, 13-Dany Nounkeu, 26-Semih Kaya, 22-Hakan Balta; 4-Hamit Altintop, 10-Felipe Melo (7-Aydin Yilmaz 79’), 8-Selcuk Inan, 53-Nordin Amrabat (52-Emre Colak 63’); 17-Burak Yilmaz, 19-Umut Bulut (9-Johan Elmander 16’)
Gjyqtar: Wolfgang Stark (Gjermani)

BRAGA – CFR CLUJ 0-2
Shenues: Bastos 19’, 34’
BRAGA: 33-Beto; 25-Leandro Salino (César 70’), 4-Nuno Andre Coelho, 26-Paulo Vinicius, 21-Ismaily; 27-Custodio, 45-Hugo Viana (Luís 64’); 30-Alan (Barbosa 46’), 8-Mossoro, 14-Ruben Micael; 17-Eder.
CLUJ: 1-Mario Felgueiras; 3-Ivo Pinto, 20-Cadu, 24-Ionut Rada, 45-Camora; 6-Gabriel Muresan, 25-Luis Alberto (Godemeche 65’), N, 8-Laszlo Sepsi; 16-Rafael Bastos (Pedro 79’), 99-Modou Sougou (Aguirregaray 46’), M, 9-Pantelis Kapetanos.
Gjyqtar: Peter Rasmussen (Danimarke)

CHELSEA – JUVENTUS 2 – 2
Shenues: Oscar 31’, 33’ / Vidal 38’, Quagliarella 80’
CHELSEA: 1-Petr Cech; 2-Branislav Ivanovic, 26-John Terry, 4-David Luiz, 3-Ashley Cole; 7-Ramires (34-Ryan Bertrand 69’), 8-Frank Lampard, 12-John Obi Mikel, 17-Eden Hazard; 11-Oscar (10-Juan Mata 75’); 9-Fernando Torres
JUVENTUS: 1-Gianluigi Buffon; 3-Giorgio Chiellini, 15-Andrea Barzagli, 26-Stephan Lichsteiner (33-Mauricio Isla 77’); 19-Leonardo Bonucci, 8-Claudio Marchisio, 23-Arturo Vidal, 22-Kwadwo Asamoah, 21-Andrea Pirlo; 9-Mirko Vucinic (32-Alessandro Matri 88’), 12-Sebastian Giovinco (27-Fabio Quagliarella 75’)
Gjyqtar: Pedro Proenca (Portugali)

SHAKHTAR DONETSK – NORDSJAELLAND 2-0
Shenues: Mkhitaryan 44’, 76’
SHAKHTAR DONETSK: 30-Andriy Pyatov; 33-Darijo Srna, 5-Olexandr Kucher, 44-Yaroslav Rakitskiy, 26-Razvan Rat; 77-Ilsinho (29-Alex Teixeira 70’), 7-Fernandinho, 22-Henrik Mkhitaryan, 3-Tomas Hubschman, 10-Willian (20-Douglas Costa 81’); 9-Luiz Adriano (18-Marko Devic 75’)
NORDSJAELLAND: 1-Jesper Hansen; 18-Michael Parkhurst, 2-Jores Okore, 21-Ivan Runje, 8-Patrick Mtiliga; 20-Kasper Lorentzen (11-Morten Nordstrand 72’), 6-Enoch Adu, 17-Soren Christensen (5-Anders Christiansen 62’), 7-Nicolai Stokholm, 15-Joshua John (22-Andreas Laudrup 81’); 10-Mikkel Beckmann
Gjyqtar: Pawel Gil (Poloni)

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *