Home / Lajme / Rajon / Basha: Tirana, Jeruzalemi i dytë i botës

Basha: Tirana, Jeruzalemi i dytë i botës

24 shtator-Kryebashkiaku Basha tha se Bashkia e Tiranës e mbështet “Tirana Fest”, sepse mbështet vlerat që përçon, shpresën, dashurinë dhe besimin. Nisur nga vlerat që mbart ky qytet e mbi të gjitha tradita e harmonisë, respektit dhe dashurisë që përçon në shekuj, z. Basha e ka cilësuar Tiranën, si Jeruzalemin e dytë të rajonit të Europës dhe botës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka përshëndetur mbrëmë “Tirana Fest”.

Kryebashkiaku Basha tha se Bashkia e Tiranës e mbështet “Tirana Fest”, sepse mbështet vlerat që përçon, shpresën, dashurinë dhe besimin. Nisur nga vlerat që mbart ky qytet e mbi të gjitha tradita e harmonisë, respektit dhe dashurisë që përçon në shekuj, z. Basha e ka cilësuar Tiranën, si Jeruzalemin e dytë të rajonit të Europës dhe botës.

“Ky është qyteti i katedrales të Shën Palit dhe kishave Ëngjëllore, i katedrales Ortodokse dhe Xhamisë së Et’hem Beut dhe së shpejti do të jetë dhe qyteti i një Sinagoge, ky pra është edhe Jeruzalemi ynë dhe në traditën e harmonisë, respektit dhe dashurisë për njëri tjetrin, Tirana është Jeruzalemi i dytë për rajonin, për Europën dhe për botën” – u shpreh Kreu i Bashkisë së
Tiranës. (INA)

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *