Home / Sport / Bayerni nuk njeh kundërshtar

Bayerni nuk njeh kundërshtar

Schalke nuk ka arritur ta ndalë Bayernin e Munichut në derbin e kësaj fundjave në Gjermani zhvilluar në Veltins Arena, të cilën bavarezët e fituan lehtësisht me rezultat 2-0.

Bayerni filloi me një formacion më ‘gjerman’, pasi në pankinë ishin emra të mëdhenj si Shaqiri, Ribery dhe Martinez, teksa startuan Kroos dhe Muller, të cilët në fund dhe u treguan vendimtar.

Në fund të pjesës së parë Schalke kishte një iniciativë nga e cila kanë mundur të realizojnë gola Huntelaar dhe Farfan, por që u ndaluan nga Manuel Neuer.

Në pjesën e dytë ndryshuan gjërat. Thomas Muller në minutën e 55-të gjen Toni Kroos, i cili u tregua i sakt për 1-0.

Vetëm tre minuta më vonë Thomas Muller i dha fund dilemës së fituesit ne këtë takim duke shënuar për 2-0.

Deri në fund Schalke tentoi që me zëvëndësime të bënte ndryshime, por nuk ia arriti të shënojë as edhe një gol të vetëm.

Me këtë fitore Bayerni vazhdon të jetë lider bashk me Eintracht Frankfurtin me nga 12 pikë – të gjitha fitore nga katër takime sa i kanë zhvilluar këto dy ekipe.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *