Home / Lajme / Rajon / BE harton planin për takimin Thaçi-Nikoliç

BE harton planin për takimin Thaçi-Nikoliç

27 shtator-Plani i Brukselit është që bisedimet të çojnë deri të nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim ndërfqinjësor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas “Blicit”, këtë e mbështesin edhe SHBA-të, ndërkohë administrata në Uashington ka vendosur që formalisht në tavolinë të ulet edhe sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton.

Plani i Brukselit është që sa më shpejt, të paktën brenda vitit, në tavolinën e bisedimeve në Bruksel të ulen përfaqësuesja e lartë e BE-së, Ketrin Eshton dhe presidentja dhe kryeministri i Kosovës dhe ata të Serbisë, për të filluar bisedimet politike për normalizimin e marrëdhënieve të dy shteteve në kufijtë ekzistues.

Për bisedime direkte politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është pajtuar edhe presidenti serb i cili një ditë më parë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ka thënë se Serbia është e gatshme për fillimin e dialogut politik.

Plani i Brukselit është që bisedimet të çojnë deri të nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim ndërfqinjësor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas “Blicit”, këtë e mbështesin edhe SHBA-të, ndërkohë administrata në Uashington ka vendosur që formalisht në tavolinë të ulet edhe sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton.

Këtë e kanë konfirmuar për të përditshmen serbe disa burime mirë të informuara në Bruksel dhe qarqe politike në Beograd, raporton OraInfo.

Ndërkohë një ditë më parë presidenti serb, Tomislav Nikoliç, ka thënë se Serbia është e gatshme për bisedime politike me Kosovën, porse sipas tij, njohje nuk do të ketë kurrë.

Ndërsa kryeministri Hashim Thaçi është kundërpërgjigjur duke thënë se Kosova është e gatshme për bisedime dhe vendosjen e marrëdhënive ndërshtetërore midis dy vendeve, pasi sipas tij, pavarësia e Kosovës është realitet i pakthyeshëm.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *