Home / Lajme / Maqedoni / Beneficionet e brantillave hynë në parlament

Beneficionet e brantillave hynë në parlament

10 shtator-Si duket ju s’doni ta kuptoni çfarë nënkuptojmë me parandalim, parandalim nënkupton bllokim të miratimit të këtij ligji, parandalim nënkupton të realizohet paralajmërimi i BDI-së ta lëshojë Qeverinë me qëllim që ky ligj mos të miratohet në këtë formë, në këtë mënyrë siç është qasja e sotme e BDI ne mund të konstatojmë një gjë, ajo është dorëzim”, tha Imer Aliu, koordinator i grupit parlamentar të PDSH-së.

Deputetët e BDI, PDSH dhe RDK-së kërkuan nga kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski ta tërheq nga rendi i ditës propozim ligjin e VMRO-DPMNE-s për të ashtuquajturit branitellat. Por kërkesa e tyre nuk u miratua, për faktin se u mbivotua nga deputetët maqedonas. PDSH në shenjë proteste kërkoi pushim njëorësh me qëllim ndërprerjen e seancës.

Deputetja e BDI-se, Ermira Mehmeti Devaja tha se BDI do të votojë kundër ligjit. “Dua të përkujtoj edhe një herë se kjo është betejë e parlamentit dhe parlamentarëve prandaj edhe nëse thuhet se Qeveria dhe institucionet funksionojnë, ne themi se jemi këtu për të bërë betejën parlamentare. Ne do të votojmë kundër këtij ligji pasi ky ligj po rrënon konsensusin si postulat themelor dhe po rrezikon të vendosë përsëri arbitraritetin në vendimmarrjen politike. Kjo është në kundërshtim direkt me frymën e MO-së gjegjësisht kushtetutën e Maqedonisë”, tha Ermira Mehmeti .

Partia Demokratike Shqiptare nga aan tjeter ka akuzuar partinë shqiptare në pushtet, BDI, se me paralajmërimet për betejë në Parlament dhe funksionim normal të Qeverisë, ka humbur betejën në Qeveri kundër propozim ligjit për pjesëtarët e forcave të sigurisë.

“BDI sot është dorëzuar, grupi parlamentar i BDI-së sot flet për votim, nuk flet për parandalim, nuk flet për bllokim, nuk flet për lëshim të Qeverisë. Sot BDI flet për betejë parlamentare me çka konstaton se beteja Qeveritare është humbur. Sipas konstatimeve të zonjës Ermira vijmë në përfundim se edhe beteja parlamentare është humbur, pasi që sot ajo dhe grupi parlamentar flet për votim, që do të votojnë kundër .Si duket ju s’doni ta kuptoni çfarë nënkuptojmë me parandalim, parandalim nënkupton bllokim të miratimit të këtij ligji, parandalim nënkupton të realizohet paralajmërimi i BDI-së ta lëshojë Qeverinë me qëllim që ky ligj mos të miratohet në këtë formë, në këtë mënyrë siç është qasja e sotme e BDI ne mund të konstatojmë një gjë, ajo është dorëzim”, tha Imer Aliu, koordinator i grupit parlamentar të PDSH-së.

Edhe deputeti i RDK-së, Izet Zeqiri theksoi se ligji është antikushteus dhe se nuk përmend implikim financiare mbi buxhetin, ndërsa sipas disa llogarive të tij është 340 milionë euro.

Seanca e komisionit për punë dhe politikë sociale ku vazhdon debati mbi nevojën e miratimit të ligjit për branitellat, është anuluar për ditën e nesërme, ku me fjalim pritet të vazhdojë koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së Talat Xhaferi.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *