Home / Lajme / Maqedoni / Benzinat lirohen deri 3,5 denarë, ndërsa dizeli për 1,5

Benzinat lirohen deri 3,5 denarë, ndërsa dizeli për 1,5

24 shtator-EUROSUPER BS-95 lirohet për 3,5 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 për tre denarë për litër. Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 83, ndërsa i EUROSUPER BS-98 do të jetë 85 denarë për litër.

Benzinat prej sonte në mesnatë zvogëlohen për tre, respektivisht për 3,5 denarë, ndërsa dizeli për 1,5 denarë vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.

EUROSUPER BS-95 lirohet për 3,5 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 për tre denarë për litër. Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 83, ndërsa i EUROSUPER BS-98 do të jetë 85 denarë për litër.

Eurodizeli do të shitet për 72 denarë për një litër, ndërsa çmimi i ekstra vajit të lehtë, i cili zvogëlohet për një denar, do të jetë 61 denarë për një litër.

Zvogëlimi i çmimeve të derivateve të naftës ka të bëjë me çmimin më të ulët mesatar të naftës së papëpunuar në tregun botëror, si dhe në kursin më të lirë të denarit në krahasim me dolalrin gjatë periudhës së kaluar 14-ditore

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *