Home / Lajme / Maqedoni / Benzinat u liruan për dy denarë, dizeli për një denar

Benzinat u liruan për dy denarë, dizeli për një denar

10 shtator-Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë çmimi i ri i Eurosuperit BS-95 arrin 85,50 denarë për litër, Eurosuperi BS- 98 do të shitet për 88 denarë, Eurodizeli për 73,50 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 62,00 denarë për litër.

Benzinat prej sonte në mesnatë lirohen për dy denarë, ndërsa dizeli për një denar.

Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë çmimi i ri i Eurosuperit BS-95 arrin 85,50 denarë për litër, Eurosuperi BS- 98 do të shitet për 88 denarë, Eurodizeli për 73,50 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 62,00 denarë për litër.

Lirohet edhe çmimi i shitjes me pakicë i mazutit M-1 NS dhe do të arrijë 46,138 denarë për kilogram.

Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e kaluara arrinte 113,959 dollarë për barel dhe është për 1,31 për qind më i lirë nga çmimi mesatar i naftës të papërpunuar (115,471 $/barel) sipas së cilës u formuan çmimet vijuese të derivateve të naftës. Kursi i denarit në krahasim të dollarit në dy javët e kaluara ishte 48,8499 denarë dhe është për 1,25 për qind më i ulët se kursi i dollarit (49,4677 den/$) sipas së cilës u formuan çmimet.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *