Home / Sport / Berbatov: Nuk kam më respekt për Ferguson!

Berbatov: Nuk kam më respekt për Ferguson!

“Ndoshta duhej të largohesha kur Ferguson më la jashtë finales së Ligës së Kampioneve. E di që ai është shefi, por në njëfarë mënyre ka humbur të gjithë besimin dhe respektin që kisha ndaj tij”, shpjegoi lojtari që më pas ka folur edhe kundër Fiorentinës, klub që e kritikoi publikisht për sjelljen e tij gjatë merkatos së verës.

Sulmuesi i Fullhem, Dimitar Berbatov, ka treguar vështirësitë që ka kaluar në vitin e tij të fundit te Mançester Junajtid dhe se si i ka humbur i gjithë respekti që kishte për Aleks Ferguson. Futbollisti bullgar iu bashkua “djajve të kuq” për 30 milion paund në vitin 2008 pasi shkëlqeu me fanellën e Totenhem.
Por në dy sezonet e fundit ai ka kaluar shumë probleme dhe ka qenë më shumë jashtë skuadre, duke ndjekur ndeshjet e rëndësishme nga tribuna.
“Nuk e besoj se e meritoja një trajtim të tillë te Mançester Junajtid, ku nuk më aktivizuan gjatë sezonit të kaluar. Kam shkuar ndoshta 10-15 herë te trajneri për ta pyetur a kishin nevojë për mua. Çdo herë më thonin se isha një futbollist i rëndësishëm dhe nuk duhej të largohesha, por përsëri mbetesha jashtë skuadre”.
“Ndoshta duhej të largohesha kur Ferguson më la jashtë finales së Ligës së Kampioneve. E di që ai është shefi, por në njëfarë mënyre ka humbur të gjithë besimin dhe respektin që kisha ndaj tij”, shpjegoi lojtari që më pas ka folur edhe kundër Fiorentinës, klub që e kritikoi publikisht për sjelljen e tij gjatë merkatos së verës.
“Nuk u thashë atyre kurrë personalisht që do të luaja për ta. Nuk është problemi im nëse dikush është i zhgënjyer. Situata ishte stresuese. Fillimisht një klub më telefonoi, pastaj një i dytë e në fund një i tretë. Në një pikë, gjithçka bëhet e çmendur. Jam qënie njerëzore dhe është normale për mua të hezitoj”, deklaroi sulmuesi bullgar.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *