Home / Lajme / Maqedoni / Berisha takon rektorët Vul;net Ahmeti dhe Zamir Dika

Berisha takon rektorët Vul;net Ahmeti dhe Zamir Dika

26 shtator-Kryeministri Berisha, gjithashtu i ka siguruar dhe inkurajuar mysafirët nga Maqedonia se shteti shqiptar do t’i përkrahë pa rezervë institucionet akademike-arsimore të shqiptarëve në Maqedoni në shumë projekte të përbashkëta ndëruniversitare, kur dihet që tashmë për një kohë të gjatë bashkëpunimi midis institucioneve shqiptare të arsimit të lartë në rajon është bërë i natyrshëm

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, priti në një drekë të përbashkët pune Rektorin e USHT-së, Vullnet Ametin, Rektorin e UEJL-së, Zamir Dikën dhe kryetarin e Institutit për Demokraci dhe Zhvillim, Veton Latifin.
Dreka u organizua në një atmosferë shumë të ngrohtë dhe miqësore në një lokal të qetë në zemër të Tiranës. Me këtë rast, Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e ka përshendetur angazhimin dhe kontributin e çmueshëm të Rektorit të USHT-së Vullnet Ametit, të UEJL-së, Zamir Dikës dhe të kryetarit të Institutit për Demokraci dhe Zhvillim, Veton Latifi, që ata e japin në vazhdimësi për ngritjen e vetëdijes akademike, arsimimin dhe emancipimin e gjeneratave të reja të popullit shqiptar në Maqedoni, si dhe për ndërtimin e demokracisë në shtetin multietnik të Maqedonisë.

Kryeministri Berisha, gjithashtu i ka siguruar dhe inkurajuar mysafirët nga Maqedonia se shteti shqiptar do t’i përkrahë pa rezervë institucionet akademike-arsimore të shqiptarëve në Maqedoni në shumë projekte të përbashkëta ndëruniversitare, kur dihet që tashmë për një kohë të gjatë bashkëpunimi midis institucioneve shqiptare të arsimit të lartë në rajon është bërë i natyrshëm

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *