Home / Lajme / Maqedoni / Besimi: Anëtarësimi në NATO dhe në BE nënkupton stabilitet politik dhe rritje ekonomike

Besimi: Anëtarësimi në NATO dhe në BE nënkupton stabilitet politik dhe rritje ekonomike

20 shtator-Në rast se e krahasojmë stadardin e jetesës ndërmjet anëtareve të BE-së dhe vendeve të Ballkanit, sipas Besimit, do të shohim dallime të mëdha. Nga fillimi i krizës ekonomike botërore, BPV për banor për vendet në eurozonë, nënvizoi, arrinte rreth 30.000 euro, derisa BPV mesatare për banor në vendet e Ballkanit për vitin e njëjtë ishte rreth 5000 euro.

Efektet nga anëtarësimi në NATO dhe në BE janë politike dhe ekonomike, respektivisht një stabilitet më të madh politk dhe rritje më të madhe ekonomike, respektivisht perspektiva më të mira për një standard më të mirë jetese, thekson ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi në ligjërimin që mbajti sot në Akademinë Ushtarake para studentëve nga Cikli i dytë i studimeve profesionale për detyra në komandë dhe shtabe, me temë “Ndikimi i integrimeve euro-atlantike ndaj ekonomisë në Ballkan dhe në Republikën e Maqedoisë.

Duke pasur parasysh faktin që shpenzimet nga mos-integrimi i vendeve nga Ballkani në NATO dhe BE mund të jenë më të mëdha nga shpenzimet e vetë integrimit, theksoi ai, nevoja nga përkrahja e rritur e BE-së dhe NATO-s është ekonomikisht dhe politikish korrekte. Sipas tij, kjo do t’i rrisë kapacitetet e vendeve të Ballkanit që t’i mobilizojnë resurset individuale për zhvillim dhe t’i inkurajojnë euro-optimistët në rajon.

“Ballkani është relativisht i vogël, por një rajon kompleks, me shumëllojshmri të gjerë kulturore dhe fetare. Dy dekadat e fundit treguan se një ambient i tillë mund të manipulohet lehtë nga politikanët që kanë axhenda nacionaliste që në fund sjellin konflikte dhe luftëra të rënda”, theskoi midis të tjerave ministri Besimi.

Pritjet e përfitimet nga pranimi në NATO dhe në BE, konsideron Besimi, përfshijnë rritjen e tregtisë dhe investimeve. Kjo do të krijojë vende të reja pune dhe do ta përmirësojë standardin e jetesës. Të gjitha efektet pozitive do të përforcohen edhe me integrimin në një treg më të gjerë, siç është NATO dhe BE.

Integrimi në BE, shtoi, paraqet proces të gjatë dhe të ndërlikuar i cili përfshin harmonizim dhe arritje të rezultateve ekzistuese ekonomike të vendeve të BE-së.

Në rast se e krahasojmë stadardin e jetesës ndërmjet anëtareve të BE-së dhe vendeve të Ballkanit, sipas Besimit, do të shohim dallime të mëdha. Nga fillimi i krizës ekonomike botërore, BPV për banor për vendet në eurozonë, nënvizoi, arrinte rreth 30.000 euro, derisa BPV mesatare për banor në vendet e Ballkanit për vitin e njëjtë ishte rreth 5000 euro.

Sipas tij, ka dallime të konsiderueshme edhe në shkallën e papunësisë. Shkalla mesatare e papunësisë në eurozonë arrin 8 – 9 për qind, derisa shkalla mesatare në vendet e Ballkanit Perëndimor tejkalon 21 për qindshin. Këta numra, konsideron, regojnë në dallime të mëdha në standardin e jetesës ndërmjet vendeve të Ballkanit dhe vendeve anëtare të NATO-BE.

Me qëllim që të arrihet i njëjti hap me ekonomitë e vendeve të NATO-s dhe BE-së, vendet e Ballkanit, konstaton Besimi, duhet më shpejt të zhvillohen dhe të bëhen më konkurrente. Përvoja nga kjo dekadë tregon se shkalla mesatare e rritjes ekonomike në BE, deri në fillim të krizës ekonomike botërore, arrinte rreth 2,5 për qind, derisa rritja ekonomike e vendeve të Ballkanit ishte rreth 5 për qind.

“Me llogaritje të thjeshtë matematikore tregohet se në këtë korelacion, do të nevojiten 75 vjet për vendet e Ballkanit që ta arrijnë standardin e jetesës (të llogaritur për një banor) të vendeve të BE-së. Ky është një proces i gjatë dhe i ndërlikuar me shpenzime të caktuara sociale – ekonomike. Çdo prolongim i mëtejshëm i këtij procesi dhe vonesa e përfitimeve të krahasuara me shpenzimet i rrisin argumentet e skeptikëve kundrejt optimistëve për ardhmëri europiane dhe atlantike të Ballkanit”, tha ministri i Mbrojtjes.

Krahas gjithë kësaj vlerësoi Besimi, prolongimi i nxit edhe opsionet për politikë nacionaliste të Ballkanit që mund ta sjellë rajonin deri në izolim, jostabilitet dhe rënie ekonomike.

“Vendet e Ballkanit sot janë gjithnjë e më afër integrimit në NATO dhe BE. Megjithatë, plotësimi i kritereve për integrim ende paraqet sfidë të madhe për këto vende. Ndoshta është koha që vendet e BE-së dhe të NATO-s duhet të mendojnë për rritjen e shtrirjes dhe të intensitetit të mbështetjes për Ballkanin. Nga këndvështrimi ekonomik, kjo nuk paraqet ngarkesë të madhe për BE-në, me treg prej rreth 500 milionë banorëve, ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor kanë popullatëm prej vetëm 23 milionëve. duke pasur parasysh faktin që shpenzimet e mos-integrimit të këtyre vendeve në BE mund të jenë më të mëdha nga shpenzimet për vetë integrimin, mbështetja e BE-së është korrekte në aspektin ekonomik dhe politik”, porositi ministri Besimi. Kjo, nënvizoi do t’i rrisë kapacitetet e vendeve nga Ballkani që t’i mobilizojnë resurset personale për zhvillim dhe t’i inkurajojnë euro-optimistët në rajon.

“Nuk ekziston proces politik në të cilin nuk ka implikime ekonomike, e kjo është në mënyrë të veçantë relevante për integrimin e një vendi në formacionin më të fuqishëm të mbrojtjes në botë. Me hyrjen në NATO, Republika e Maqedonisë do të fitojë bazë të sigurt për zhvillim të shpejtë ekonomik. Duhet të zbatohet motoja “investim në mbrojtje që të ruhet siguria e investimeve”, vlerësoi ministri i Mbrojtjes.

Sipas tij, integrimi në NATO ka ndikim të drejtpërdrejtë dhe mesatarisht pozitiv mbi: zhvillimin e infrastrukturës (rrugët, hekurudha, komunikimi dhe sistemet tarnsmetuese energjetike).

“Anëtarësimi në NATO nuk do ta spostojë Republikën e Maqedonisë nga Ballkani, por do ta ruajë nga “ballkanizimi”, tha ministri Besimi.

Efektet pozitive nga investimi në forcat e armatosura mbi rritjen ekonomike, sipas teorisë, tha, janë rritje e sigurisë, përmirësim i infrastrukturës ushtarake dhe civile, uljen e papunësisë, si dhe teknologji e re dhe dituri. Konsideron se si efekte negative mund të jenë zvogëlimi i investimeve në sferat e tjera të rëndësishme, siç janë arsimi dhe shëndetësia.

Si beneficione indirekte për ekonominë nga integrimet euroatlantike i përmendi sigurinë më të madhe dhe stabilitetin e tregut, interesin e rritur për investime të drejtpërdrejta të huaja, interes më i madh për investime nga ana e vendeve-anëtare të NATO-s, interesimi për ndërlidhje të subjekteve afariste dhe hapjen e filialeve të tyre në vendin tonë, si dhe rritja e njohjes së Maqedonisë dhe e resurseve të saj nga cilido lloj nga ana e vendeve-anëtare.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *