Home / Lajme / Maqedoni / Besimi: Besoj në Maqedoninë në të cilën mund të kemi sukses

Besimi: Besoj në Maqedoninë në të cilën mund të kemi sukses

11 shtator-“Reagimi i njejtë ndodhi edhe kur vendosa kurorë në përmendoren e pjesëtarëve të forcave të sigurisë para një viti nga ana e shqiptarëve. Këto janë gjëra të ndjeshme dhe është materie komplekse”, tha ministri i Mbrojtjes, duke vërejtur se duhet të krijohet ambient që të punohet për një ardhmëri të përbashkët.

Unë nuk amnistohem, por qëndrimin tim e thashë lidhur me ngjarjen në Sllupçan dhe mendoj se qëllimi kryesor nga i gjithë rasti është se ne mes vete duhet të respektohemi dhe të kuptojmë se jetojmë në një shtëpi të njejtë dhe kemi ardhmëri të përbashkët.

Kështu ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi sot në takim me gazetarët me kërkesë të tyre e elaboroi ngjarjen në Sllupçan.

“Thellësisht besoj në atë që e them. Një kohë të gjatë jam në institucione shtetërore dhe deri më tani nuk kam pasur asnjë deklaratë të bazuar etnikisht”, tha Besimi, duke shtuar se në baza të politikës ditore ndoshta kjo tingëllon e idealizuar, por kjo është Maqedonia, potencoi, në të cilën besoj dhe në të cilën mund të kemi sukses.

Ai është decid se MM-ja mbetet në kumtesën veçmë të publikuar se nuk ka ngritur kurrfarë procedurash disiplinore kundër katër pjesëtarëve të ARM-së të cilët e shoqëruan në Sllupçan, por në qoftë se ka iniciativa ato do të shqyrtohen, edhe pse, konsideron, nuk janë shkelur procedurat përkatëse. Në pyetjen se ku nuk pajtohen me zëvendësministrin e Mbrojtjes Emill Dimitriev i cili kumtoi se do të ngriten procedura disiplinore, Besimi u përgjigj se në të gjitha deklaratat dhe kumtesat prezantohet qëndrimi i Ministrisë, ndërsa nuk komentohet.

“Reagimi i njejtë ndodhi edhe kur vendosa kurorë në përmendoren e pjesëtarëve të forcave të sigurisë para një viti nga ana e shqiptarëve. Këto janë gjëra të ndjeshme dhe është materie komplekse”, tha ministri i Mbrojtjes, duke vërejtur se duhet të krijohet ambient që të punohet për një ardhmëri të përbashkët.

Lidhur me ligjin për pjesëtarët e forcave të sigurisë, Besimi theksoi se BDI-ja dhe grupi i deputetëve kanë ndërtuar dhe prezantuar qëndrim politik dhe nuk ka asgjë më shumë që të shtojë.

Në pyetjen e gazetarëve për pranimin e 12 pjesëtarëve nga bashkësitë etnike kadetë në Akademinë Ushtarake, të cilët janë më poshtë në listën e rangimit me pikë të fituara në bazë të kritereve të dhëna, ministri i Mbrojtjes shpjegoi se zgjedhja është bërë në pajtim me Ligjin për akademi ushtarake, ndërsa në rastin konkret deri më tani nuk kanë arritur ankesa për vendimin për pranimin e bërë. Lidhur me procedurën, nënvizoi se, parashikohet, përveç cilësisë të merret parasysh edhe përfaqësimi i drejtë.

“Në nivel të ARM-së në pozicionet e oficerëve ka rreth 10 për qind nga bashkësitë etnike në Republikën e Maqedonisë, ndërsa kjo përqindje është më e lartë tek ushtarët profesionistë. Do të thotë se bëhet fjalë për implementim të dispozitave ligjore”, tha Besimi, duke informuar se në mesin e 12 të pranuarve ka edhe turq, boshnjakë dhe shqiptarë.TV KOHA

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *