Home / Lajme / Maqedoni / Besimi: Dymbëdhjetë kadetë shqiptarë në Akademinë ushtarake nga gjithsej 25

Besimi: Dymbëdhjetë kadetë shqiptarë në Akademinë ushtarake nga gjithsej 25

6 shtator-Trembëdhjetë nga kandidatët janë të përkatësisë etnike maqedonase.

Menjëherë ka reaguar VMRO DPMNE-ja, të cilës i pengon vendimi i ministrit të Mbrojtjes Fatmir Besimi që në Akademinë Ushtarake të jenë 50 përqind shqiptarë

Akademia Ushtarake e Maqedonisë në këtë vit akademik do të ketë 12-të kadetë shqiptarë, vendosi ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi, i cili ka nënshkruar vendimin për pranimin e 12 kadetëve shqiptarë nga gjithsej 25, në Akademinë Ushtarake të Republikës së Maqedonisë për vitin 2012-13.

Kjo është hera e parë që përqindja në një konkurs e shqiptarëve të pranuar të jetë pothuajse 50 për qind ose i barabartë me kandidatët maqedonas.

Ministri Besimi vendimin e ka firmosur më 1 shtator për pranimin e gjithsej 25 kandidatëve në Akademinë Ushtarake për vitin e ri akademik 2012/2013.

Trembëdhjetë nga kandidatët janë të përkatësisë etnike maqedonase.

Menjëherë ka reaguar VMRO DPMNE-ja, të cilës i pengon vendimi i ministrit të Mbrojtjes Fatmir Besimi që në Akademinë Ushtarake të jenë 50 përqind shqiptarë

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *